Teatri Metropol prezanton shfaqjen “Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”, nën regjinë e Armela Demaj

11 Qershor 2021 | 13:59

Teatri Metropol do të çelë sezonin artistik pas një periudhe të gjatë mbylljeje nga COVID-19, me komedinë e Steve Martin “Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”.  Vepra do të ngjitet ne skenë nga regjisorja Armela Demaj, e cila ka bërë bashkë një kast aktorë dhe muzikantësh.

Historia ka në qendër takimin e dy gjenive Pablo Picasso dhe Albert Einstein dhe zë fill në Parisin e fund viteve ’90.

“Kjo është një komedi bate dhe karakteresh. Steve Martin e ka shkruar në fillim të vite 1990. Bari në të cilin zhvillohen ngjarjet, është një bar që frekuentohej shpesh në Parisin e  fillim 1900-ës, nga Picasso. Nuk e dimë në edhe Einstein ka shkuar ndonjëherë aty, por në fantazinë e autorit, ka shkuar”, tha regjisorja Demaj.

Armela Demaj tregoi se në vepër, dy gjenitë nuk ishin ende të njohur, pasi arritjet e tyre të mëdha nuk kishin mbërritur ende te publiku. Pasioni që secili ka për disiplinën e tij, njëri për artin dhe tjetri për shkencën, i bashkon dy gjenitë në një ballafaqim të fuqishëm. Ky ballafaqim ndodh në një bar të Parisit të viteve ’90, ku mblidhen kryesisht artistë të pa afirmuar ende.

“Këta gjeni nuk ishin akoma gjenitë që ne njohim sot. Ishte një vit para se Einstain të nxirrte Teorinë e Relativitetit dhe 3 vite para se Picasso të nxirrte “Zonjat e Avinonit”. Ishin djem të rinj, me pasione të mëdha për atë që donin të arrinin, por ende nuk ishin të njohur. Dy gjeni që pavarësisht se ishin në fusha të ndryshme, njëri një art dhe tjetri në shkencë, gjejnë gjuhën e përbashkët duke ballafaquar pasionet e tyre”, u shpreh Armela Demaj.

Regjisorja tha se e zgjodhi këtë vepër pasi publiku, pas dy vitesh pandemi, ka nevojë për pak komedi në mënyrë që të frymëzohet për të ecur përpara.

“Një ndër arsye pse zgjodha këtë vepër, është sepse publiku ka nevojë për Komedi pas dy vitesh frike dhe izolim. Janë personazhe frymëzues. T’i shohësh këta të dy në dimensionet e të rinjve që ende nuk janë afirmuar, ngjajnë me të rinjtë tanë që janë duke u përpëlitur, sidomos në dy-vjeçare e fundit që ishte shumë sfidues për të gjithë. Kjo Komedi të frymëzon që të kërkosh më tej”, u shpreh znj. Demaj.

Pjesë integrale e shfaqjes do të jetë edhe muzika, pasi ndër artistë të tjerë që frekuentojnë barin e një lagjeje të Parisit, do të jenë edhe dy muzikantë.

“Muzika është zgjedhur që të jetë pjesë integrale e shfaqjes. Duke qenë se ngjarjet zhvillohen në një bar të thjeshtë të Parisit të fillim-shekullit ’20, ky bar frekuentohet nga njerëz të cilët nuk kanë të ardhura të mëdha ekonomike. Ka artistë dhe pjesë e klientëve kam menduar që të jenë edhe  dy muzikantë, që është Gent Rrushi që është edhe formuluesi muzikor dhe Laura Hoxha që është këngëtare dhe këndon këtu muzikë të lehtë franceze të atyre viteve”, tha Armela Demaj.

Regjisorja e shfaqjes tha se aktorët janë në stade të ndryshme të karrierës së tyre, mirëpo e gjithë vepra është e karakterizuar kryesisht me energji rinore.

“Duke jetuar dy vite në këtë luftë globale, secili nga ne nuk është më ai që ishte para dy vitesh. Ka të mirat e veta nëse e marrim dhe e shfrytëzojmë në art, por në aspektin njerëzor jemi më të brishtë sesa ishim para pandemisë”, shtoi Armela Demaj.

Premiera do të jetë me datën 17 qershor, në teatrin Metropol.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026