5 ditë i bllokuar në mjet, gjendet i gjallë shoferi i aksidentuar në Francë

24 Shkurt 2026 | 17:07

Një shofer 48-vjeçar është shpëtuar pasi mbeti i bllokuar në makinën e tij për pesë ditë, pasi ra në një përrua në rajonin Ardeche të Francës. Më 21 shkurt, një grup gjuetarësh që ndodheshin në zonë për të gjuajtur derra të egër e gjetën shoferin.

 “Ai ishte ende brenda, shumë i dobët, por ishte i vetëdijshëm”, tha një nga gjuetarët, duke përshkruar momentin kur u gjet.

Pasi gjuetarët e njoftuan, zjarrfikësit nxituan në vendngjarje. Dymbëdhjetë shpëtimtarë u përpoqën për disa orë për të liruar shoferin, i cili u dërgua më pas në një spital në Lyon. Burri i plagosur, i cili jeton në rajonin Allier, ishte raportuar i zhdukur në polici dhe është plagosur rëndë, por është jashtë rrezikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026