Kombëtarja shqiptare e vajzave nis përgatitjet për kualifikueset e Kupës së Botës 2027
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur në Shkodër përgatitjet për dy ndeshjet e para të vitit 2026 në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Botës “Brazil 2027”, kundër Malit të Zi më 3 mars dhe Çekisë më 7 mars në stadiumin “Loro Boriçi”. Shqipëria ndodhet në Grupin B1 të Ligës B së bashku me Malin e Zi, Çekinë dhe Uellsin.
Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit të tij, skuadra zhvilloi seancën e parë stërvitore, ku ishin të pranishme shumica e futbollisteve. Mbrëmjen e sotme grupi u kompletua me ardhjen e Marinela Memës, Antigoni Hyskës dhe Mikaela Metallës. Po ashtu rikthehen edhe Gresa Berisha dhe dy lojtaret e ekipeve kombëtare të moshave, Xhesika Ndoj dhe Adela Valeria Qose.
Trajneri Grima vlerësoi motivimin dhe përkushtimin e skuadrës dhe theksoi objektivat: të sigurohet qëndrimi në Ligën B dhe të arrihen pikët e nevojshme për të synuar fazën Play-off, nëse Shqipëria renditet në vendin e parë, të dytë ose të tretë të grupit. Përgatitjet do të vazhdojnë në Shkodër para se ekipi të niset drejt Malit të Zi.

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë