ILD nis hetim disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila shërben në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Sipas ILD-së, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se magjistratja mund të ketë kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë shkelje disiplinore, në përputhje me nenet 103 dhe 104 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Hetimi është nisur me iniciativë të ILD-së dhe me nismë të ankuesve, pas informacionit të publikuar dhe dy ankimeve të mbërritura nga eksponentë të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Adriana Kalaja.
Sipas verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, më 20 shkurt 2026 u konfirmua se Gjoka-Shpata-Maneku kishte një dënim penal në Greqi për falsifikim të pasaportës dhe vizës në vitin 2005, të cilin nuk e kishte deklaruar në formularët e vetëdeklarimit. ILD thekson se gjyqtarja kishte detyrim ligjor të deklaronte këtë informacion, i cili lidhet me pastërtinë e figurës dhe besimin e publikut në sistemin gjyqësor.
Mosdeklarimi i këtij dënimi, sipas ILD-së, përbën sjellje që mund të diskreditojë pozitën e magjistratit dhe të dëmtojë besimin në drejtësi. Në kuadër të hetimit, ILD ka kërkuar dokumentacionin e plotë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe SPAK, i cili ka nisur gjithashtu hetim.
Ky zhvillim vjen pasi KLGJ më parë nuk pranoi nisjen e verifikimit për Gjokën, duke argumentuar se nuk kishte baza për vendimmarrje përfundimtare. Më 30 janar, 6 anëtarë të KLGJ votuan kundër çështjes në Komisionin e Karrierës, duke e konsideruar kompetencë të ILD-së.
Vetë gjyqtarja ka deklaruar në letra drejtuar KLGJ-së se nuk ka pasur dijeni për dënimin në Greqi dhe se vendimi i Gjykatës së Janinës ishte arkivuar sipas ligjeve greke, pa marrë formë të prerë. Ajo thekson se nuk është në kushtet ligjore që funksioni i saj si gjyqtare të vihet në dyshim.
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina