Spanja rregulla të reja, do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç

25 Shkurt 2026 | 17:28

Qeveria spanjolle do të miratojë një ligji që do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për të miturit dhe do të vendosë rregulla më të rrepta për reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ministri i të Drejtave Sociale, Pablo Bustinduy theksoi se rregullorja e re do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç. Ky ndalim vlen për produktet me përmbajtje të lartë kafeine, më shumë se 32 mg për 100 ml.

Rregullorja është pjesë e një pakete më të gjerë masash për shëndetin e fëmijëve. Rregulla të ngjashme janë tashmë në fuqi në disa rajone. Rregullorja është në përgatitje e sipër dhe se legjislacioni nuk është finalizuar ende, duke pasur parasysh se procesi i hartimit të ligjit duhet të përfundojë dhe afatet e Këshillit të Ministrave duhet të përmbushen.

Ndalimi do t’i shtohet iniciativave të tjera të miratuara vitet e fundit. Javën e kaluar, Komisioni i Konsumatorit përfshiu pijet energjike në kufizimin e reklamimit të ushqimeve që konsiderohen të pashëndetshme për të miturit. Në vitin 2024, një dekret mbretëror mbi ushqimet e shëndetshme dhe të qëndrueshme shkollore tashmë ndaloi shitjen e tyre në shkolla dhe kolegje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

40 të vdekur nga të nxehtit brenda pesë ditësh në Francë

Boranca përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë – mes 22 dhe 23 qershorit – ndërsa vala e fortë e të nxehtit shkaktoi së...
16:30 | 23/06/2026

Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Armenia javën e ardhshme, në një lëvizje që konsiderohet si një shenjë e fortë...
15:27 | 23/06/2026

Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg

Ish-kreu ekzekutiv i Partisë Kombëtare Skoceze, Peter Murrell u dënua me pesë vjet burg të martën pasi pranoi përvetësimin e më shumë se 400,000 £ nga fondet...
14:51 | 23/06/2026