Vuçiç i ankohet BE-së: Aleanca Kosovë-Shqipëri me rrezik për ne
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi së fundmi një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç theksoi sfidat me të cilat përballen qytetarët serbë në Kosovë dhe shprehu shqetësime lidhur me Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjete, të cilët do të hyjnë në fuqi më 15 mars 2026. Sipas tij, këto vendime janë “përshkallëzuese dhe thellësisht diskriminuese”.
Presidenti serb gjithashtu paralajmëroi se bashkimi i Kosovës në një aleancë ushtarake rajonale mund të rrisë tensionet dhe të kërcënojë sigurinë e qytetarëve serbë, duke iu referuar bashkëpunimit të Kosovës me Shqipërinë dhe Kroacinë në fushën e mbrojtjes.
“Theksova domosdoshmërinë për hapa konkretë drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin populli serb ka pritur 13 vjet”, shkruhet në postimin e Vuçiç.
Kujtojmë se më 23 shkurt, Sorensen ishte në vizitë edhe në Kosovë, ku u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, duke diskutuar për dialogun me Serbinë dhe zhvillimet në vend.
Ligji për automjetet do të fillojë të zbatohet më 15 mars, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve me targa të huaja në maksimum tre muaj ose vetëm me autorizim.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi