“Fletëthirrjet e SPAK si bileta teatri”, Rama: Ka mbetur t’i presin fletë-arresti vetes

26 Shkurt 2026 | 12:07

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit të PS të enjten nuk i kurseu kritikat ndaj sistemit të drejtësisë dhe prokurorëve të SPAK.

Rama tha se mania e prokurorëve për të prerë fletë-arreste është bërë qesharake deri në pikën sa i ka ngelur të presin fletë arresti për veten.

 “Ka filluar dhe një lëvizje prokurorësh, që janë turrur në garën e mandatit të ardhshëm të SPAK duke prerë flet arreste me tufa, ne rastin më të mirë që nuk janë farë çështje penale, ndër rastin më të keq, hetohen në gjendje të lirë, siç ishte rasti i Durrësit ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetes fletën e arrestit ndërkohë që dhjetëra fletë të prera nuk u kursye as një punonjëse model, 5 vite në luftë me kancerin dhe me fëmijë 2 muajsh në gji. Apo duke shpërndare fletëthirrje për paraqitje në prokurori me sasinë e biletave të teatrit deri për absurditete të skajshme siç është një rast emblematik ku një ndërtues pa leje, dhe të cilit i është konfiskuar ndërtimi për të strehuar aty brenda një agjenci shtetërore, ka gjetur rrugën  e prokurorisë për të kallëzuar shtetin. Prokuroria ka hapur çështje penale për punonjësit e shtetit që futën agjencinë e shtetit në godinën e ndërtuar pa leje. Me siguri do thonë që sapo kam ndërhyrë në punët  drejtësisë. Jo. Sot do them vetëm 1 të 1000 e asaj që kam për të thënë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026