“Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për biznesmenin dhe 9 për ish-shefin e policisë

26 Shkurt 2026 | 13:15

SPAK ka rilexuar këtë të enjte pretencën për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj sa i përket pjesës për krimet e lehta, pasi çështja e tyre u veçua nga të pandehurit e tjerë.

Të dy po gjykohen me gjykim të shkurtuar për veprat penale: sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Në pretencën e saj, Prokuroria e Posaçme rikonfirmoi qëndrimin e mbajtur edhe në qershor të vitit 2025, duke kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj.

Nëse shpallen fajtorë, ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, çka nënkupton uljen e 1/3 së dënimit ndërsa seanca e radhës u shty për më 9 mars, kur priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.

Ndërkohë, biznesmeni Pëllumb Gjoka, së bashku me disa të pandehur të tjerë, po gjykohet me procedurë të zakonshme në një tjetër dosje të “Metamorfozës” sa i përket krimeve të rënda, që lidhet me vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.

Ardit Hasanbegaj dhe Pëllumb Gjoka

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK

Familja e Bajrave ka kallëzuar në SPAK deputeten Marjana Koçeku lidhur me postimin e saj të shpërndarë në medias sociale. Bajrat e kanë kallëzuar për shpifje...
16:39 | 18/06/2026

Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona

Janë proceduar këtë të enjte nga policia e Tiranës 23 persona, pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme, në ditën e saj...
16:32 | 18/06/2026

Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori

Një person është shoqëruar nga policia në Tiranë. Mësohet ai këtë të enjte rreth orës 14:30 ka kanosur me mjet prerës drejtuesin e një taksie...
16:13 | 18/06/2026