Bashkëpunimi me SHBA, dorëzohet sistemi raketor Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit në rajon
Në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr u dorëzuan sot sistemet raketore Javelin, si pjesë e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Nensi Van Horn, vlerësoi këtë moment si tregues të angazhimit për sigurinë rajonale dhe forcën e NATO-s.
“Tregues i angazhimit tonë për sigurinë rajonale dhe forcën e NATO-s. Këto sisteme janë të jashtëzakonshme, një pasqyrim i teknologjisë së tyre të avancuar. Këto përmbushin tragetin e Shqipërisë për mbrojtjen kundër kolektive. Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një kapar për të ardhmen. Kjo paradhënie kërkon një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë ushtarake dhe modernizimin ushtarak. Dua të vlerësoj kontributin tuaj me trupa dhe pajisje ushtarake për NATO-n dhe misione ndërkombëtare në mbar botën. Ne jemi krenar që jemi partnerë në këto përpjekje”, tha Van Horn.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes në detyrë, Pirro Vengu, theksoi se dorëzimi i sistemeve Javelin është një mesazh qartësie strategjike dhe një investim i bërë në kohë paqeje, me disiplinë buxhetore dhe planifikim afatgjatë.
Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët
- 15:34 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona