Dyfishohen kërkesat për ndihmë juridike falas në Përmet, 109 raste në vitin 2025
Në Përmet, kërkesat për ndihmë juridike falas janë dyfishuar gjatë vitit 2025, kryesisht nga qytetarë dhe familje me të ardhura të ulëta. Qendra e Ndihmës Juridike Falas raportoi 109 raste të regjistruara, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin paraprak. Specialistët e ndihmës juridike e shpjegojnë këtë situatë me rritjen e kostos së shërbimeve juridike private.
Fetie Maliqi, nga Qendra e Ndihmës Juridike Falas në Përmet, shpjegon:
“Përgjatë vitit 2025, Qendra e Ndihmës Juridike në Përmet ka regjistruar një rritje të numrit të rasteve, që tregon se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe besimi për të përfituar ndihmë juridike është rritur. Shumica e qytetarëve që i janë drejtuar qendrës janë persona me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme, gra kryefamiljare dhe pensionistë, të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin procedurat ligjore.”
Falë informimit dhe sensibilizimit, po rritet edhe numri i denoncimeve nga qytetarët për problematikat e dhunës në familje, çështje pronësie dhe çështje të tjera ligjore. Qendra e Ndihmës Juridike Parësore ofron shërbime ligjore falas për qytetarët në pamundësi ekonomike, viktimat e dhunës, persona me aftësi të kufizuar dhe kategori të tjera në nevojë.
Maliqi shton:
“Rritja e numrit të rasteve lidhet me aktivitetet informuese dhe bashkëpunimin me institucionet vendore, për të siguruar që ndihma juridike të mbështesë çdo qytetar me nevojë reale.”
Pranë qendrave të ndihmës juridike, qytetarët mund të përfitojnë shërbime ligjore të ndryshme falas, duke përfshirë këshillim juridik dhe mbështetje në procedurat ligjore.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset