Zjarr në orët e para të mëngjesit në Korçë, shkrumbohet një makinë

28 Shkurt 2026 | 09:13

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 02:30, ndërkohë që mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth. Si pasojë, automjeti është djegur plotësish.

Jashtë kamerave, pronari i këtij mjeti thotë se ka përplasur mjetin e tij para 3 ditëve dhe nuk ishte në gjendje pune por gjithë pajisjet ishin të vëna, përfshi baterine nga ky dyshon të ketë nisur flaka

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për defekt teknik apo zjarrvënie të qëllimshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Blegtoria në zhdukje, 67-vjeçari mban gjallë fermën e fundit në Karkavec të Përrenjasit

Në një kohë kur blegtoria po braktiset gjithnjë e më shumë nga të rinjtë, 67-vjeçari Avni Kryemadhi vijon të mbetet aktiv në këtë sektor në...
19:33 | 17/06/2026

Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skëndërbej”. Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Ndryshe nga 17 ditët e mëparshme të protestës, qytetarët nga kjo e mëRkurë do të mblidhen në sheshin “Skëndërbej” në orën 19:00 për shkak të...
19:26 | 17/06/2026

Infrastruktura e qytetit dhe parkimet e gabuara, sfidë për shuarjen e zjarreve në Gjirokastër

Në këtë periudhë vere me rrezik të shtuar për zjarre, në Gjirokastër rrugët e ngushta dhe parkimet e parregullta po vështirësojnë lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse,...
19:25 | 17/06/2026