Maturantët në protestë: Provimi i matematikës i vështirë dhe jashtë programit

12 Qershor 2021 | 16:48

Një ditë pas zhvillimit të provimit të matematikës, maturantët të zhgënjyer protestuan përballë Ministrisë së Arsimit. Sipas tyre teza ishte e vështirë dhe jashtë pritshmërive.

“Kishte shumë tema që ne nuk i kemi realizuar gjatë vitit për shkak të mësimit online dhe pandemisë. Na u premtua që shumë nga ato tema do hiqeshin. Po bëj 12 vite që marr 10 në matematikë dhe pretendoja që të dilja mirë, pretendoj dhe mjekësinë. Po me thënë të drejtën me këtë provim që u bë është shumë vështirë”, tha njëra prej maturanteve.

Një tjetër shprehet se provimi ishte shumë i vështirë dhe kjo i rrezikon vijimin e studimeve jashtë vendit.

“Ishim me shpresën se do ishte pak lehtësuar për shkak të rrethanave dhe për shkak të faktit që kemi bërë dy vite online, po në fakt ishte e kundërta, provimi ishte i një niveli të vështirë. Mua më digjet komplet shpresa për të vijuar universitetin jashtë për shkak të këtij provimi. Jam shumë e zhgënjyer”, u shpreh maturantja.

Maturantët shprehen se pyetjet e tezës së provimit nuk kishin asnjë lidhje me programin që ato kanë mësuar në shkollë.

“Provimi ishte shumë i vështirë, nuk kishte asgjë nga ato që kishim bërë në shkollë, nuk e prisnim të ishte kështu”, theksuan maturantët.

Maturantët kërkojnë ulje të pragut të pikëve ose  ripërsëritje të provimit.

“Ne kërkojmë që të paktën teza ose të ripërsëritet ose të ketë ulje të pikëve, sepse 12 vite mund dhe në fund na shkojnë dëm për shkak të politikave të tyre. Është e padrejtë, se në fund është e ardhmja dhe karriera jonë që digjet”, theksojnë maturantët.

Në protestë në mbështetje të maturantëve kishte edhe prindër, të cilët u shprehen të irrituar për situatën në të cilën ndodhen fëmijët e tyre.

“Këta po tallen me të ardhmen e fëmijëve tanë. Stresin dhe mundin e fëmijëve tanë kush na e paguan. Vajza nuk ka fjetur gjumë fare, është bërë me stres,  nuk ha, nuk pi, nuk fle, ka studiuar ditë natë”, theksoi njëri nga prindërit.

Protesta nga Ministria e Arsimit më tej u zhvendos në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, qendër e cila harton tezat e provimit të maturës.

Gjatë kësaj proteste pati një reagim nga Ministria e Arsimit. Sipas ministres Evis Kushi, është duke u vlerësuar niveli i vështirësisë së provimit dhe nëse tejkalon\het niveli i parashikuar atëherë do të rishikohet shpërndarja e pikëve në test.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026