Maturantët në Korçë dhe Shkodër kontestojnë provimin e matematikës
Kontestime për përmbajtjen dhe rezultatet e provimit të matematikës në maturën shtetërore ka pasur edhe në qytetet e Shkodrës dhe Korçës.
Në Korçë, maturantët janë grumbulluar përballë drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar të Korçës duke kërkuar rivlerësimin e tezes e duke akuzuar se kjo tezë është kopje e Universitetit të Cambridge dhe thjesht është përkthyer.
“Fakti që është përkthyer nga gjuha angleze teza do të thotë që niveli i vështirësisë dhe niveli i arsimit në dy vende të ndryshime është komplet ndryshe. Në Shqipëri në dy vitet që ne kemi bërë mësim online është më e vështirë se sa vitet e kaluara. Të gjithë ne që jemi këtu, kërkojmë nga zonja ministre që të bëhet rivlerësimi i tezës”, thonë maturantët.
Samela Kocibelli, maturante e gjimnazit “Themistokli Gërmenji” shprehet e shokuar nga ky veprim ndërkohë që rrëfen se janë pikërisht këto akte që bën që të rinjtë të largohen nga Shqipëria.
“Prandaj të gjithë të rinjtë duan të largohen nga vendi sepse neve jashtë vlerësohemi më shumë. Neve jashtë dinë të na vlerësojmë për atë që jemi dhe nuk na vlerësojnë për ushtrime të tmerrshme dhe pa pikë logjike dhe mendimi të formuluar dhe hartuar”, tha ai.
Ndërsa në Shkodër, nxënësit e shkollave të mesme u mblodhën para, duke akuzuar se teza e provimit ishte një kopje e shëmtuar e provimit në Cambridge duke shtuar, se ka pasur presione ndaj në momentet e provimit.
“3-4 vjet gjimnaz kemi mësuar tërë natën, kemi vuajtur dhe kemi bërë gjithë përpjekjet tona dhe thjesht për 2 orë e gjysmë, këto 12 vite nuk duhet të përcaktohen”, theksuan ata.
Maturantët kërkuan rivlerësimit e pyetjeve dhe tolerancë në vlerësimin e pikëve.
“Përsëritja e testit nuk besoj se mund të bëhet, por të paktën një tolerancë ndaj pikëve për të ndryshuar intervalin për marrjen e notave përkatëse ose për të lehtësuar ato pyetje që janë të vështira”, shtuan ata.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta