Protesta e Opozitës mes marshimit dhe molotovëve në Tiranë! “Pushtohet” nga flakët Vila e Enverit
Ka dalë Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike nga selia e PD-së për të nisur protesta e pestë e opozitës. Berisha është shoqëruar me ovacione nga mbështetësit e mbledhur përpara selisë.
Kryedemokrati është shoqëruar nga mbështetësit dhe lidershipi i Partisë Demokratike.
Opozita mban këtë të shtunë, duke nisur prej orës 18:00, protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë nuk do të ketë podium dhe as fjalime.
Protesta mund të marrë formën e një marshimi në rrugët e Tiranës dhe nuk përjashtohet mundësia e tensioneve duke qenë se ka pasur dhe në protestat e kaluara.
Sipas të dhënave nga terreni policia është shpërndarë në disa institucione, duke nisur nga Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës, Selia e PS-së dhe të tjerë.
Ndërkohë, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, me mbi 1,500 efektivë të angazhuar dhe me barriera metalike të vendosura para Kryeministrisë.
Plasin molotovët te Vila e Enverit, merr flakë godina! Raportohet për njerëz brenda saj
Gjatë protestës së opozitës, tensionet u përshkallëzuan pranë Vila e Enver Hoxhës, ku u hodhën shishe molotovi drejt godinës.
Si pasojë, objekti u përfshi nga flakët, ndërsa tymi i zi u pa në të gjithë zonën përreth.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, sipas raportimeve ka njerëz brenda
Rama reagon për protestën: Opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e opozitës përmes një mesazhi në Twitter, duke deklaruar se ndërsa Shqipëria është rreshtuar me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare proteston me plehra kundër qytetarëve të Tiranës.
“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Rama.
Protestuesit “thyejnë” kordonin e policisë, uniformat hedhin ujë dhe gaz lotsjellës
Protestuesit e opozitës vijojnë protestën pranë Drejtorisë së Policisë në rrugën e Unazës. Shihet se protestuesit janë bllokuar nga policia gjatë marshimit të tyre. Ka pasur një përplasje verbale mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Raportohet se protestuesit kanë tentuar të shtyjnë kordonin policor, ndërsa policia ka përdorur ujë për t’i shpërndarë.
Situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa grupi i protestuesve po qëndron ende në vendngjarje, duke kërkuar të vazhdojë marshimi drejt institucioneve përkatëse.
Berisha komenton protestën dhe molotovët: Ka shpërthime revolte, po shkojmë drejt Prodës se është si Edi Rama
Sali Berisha, kreu i Partia Demokratike, ndaloi për të folur me gazetarët gjatë marshimit të protestës së opozitës drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë sot. Ai komentoi qëllimin e protestës dhe arsyen e marshimit drejt institucioneve të policisë.
Berisha tha se marshimi i revoltës në rrugët e Tiranës synon të shprehë zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale.
“Për ti thënë Edi Ramës, jo një lubi, por edhe 30 lubi, po t’i largosh, do të jesh ti objekti kryesor. Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama çështja kryesore e betejës sonë. Ai është gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij. Largimi i njërit apo tjetrit nuk e zgjidh problemin; aty është edhe një nga kryebanditët e narko-shtetit, Ilir Proda. Revolta shkon drejt tij; sa ka të ardhme Edi Rama, aq ka edhe Proda.”-tha Rama
Hidhen molotovet e parë në protestë, dëgjohen shpërthime në “Unazën” e Tiranës
Protestuesit e Partisë Demokratike kanë nisur një marshim drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Gjatë kalimit në Unazën e Tiranës, disa nga pjesëmarrësit kanë hedhur molotov, në disa kosha mbeturinash, duke shkaktuar zjarr.
Gjatë marshimit po dëgjohen shpërthime të shpeshta të molotovëve, të cilët po hidhen përgjatë itinerarit nga Piramida drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Merret udhëzimi i parë i protestës së opozitës, marshojnë drejt drejtorisë së policisë
Protestuesit kanë marrë udhëzimet e para dhe po përgatiten të nisen drejt ambienteve të drejtorisë së policisë, duke intensifikuar prezencën e tyre në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Në nisjen e protestës së opozitës pas mbërritjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, tubimi është hapur me himnin kombëtar. Më pas ka folur moderatori i tubimit, i cili mes ovacioneve ka deklaruar se “sot Tirana është e juaja, Rama në burg”.
Nis protesta e opozitës, moderatori i tubimit: Sot Tirana është e juaja, Rama në burg
Në nisje të protestës së opozitës, pas mbërritjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, tubimi u hap me himnin kombëtar.
Më pas foli edhe moderatori i ngjarjes, i cili, ndërsa nxiste ovacionet e pjesëmarrësve, tha mes të tjerash: “Sot Tirana është e juaja, Rama në burg.”
Më pas protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Rama ik”.
Protesta e opozitës, policia “blindon” selinë e PS
Policia ka dislokuar forca pranë selisë së Partisë Socialiste këtë të shtunë, në kuadër të masave për protestën kombëtare të opozitës.
Po ashtu, siç shihet nga pamjet e Euronews, forca policore janë vendosur edhe pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Protesta qytetare në Tiranë, tubimi i 22-të para Kryeministrisë pritet në orën 19:00
Spiropali i përgjigjet Ramës: Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë
Rama reagon për pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestën në Tiranë: Po dëmtohet imazhi i tyre
- 19:13 Protesta qytetare në Tiranë, tubimi i 22-të para Kryeministrisë pritet në orën 19:00
- 18:39 Rama nxjerr video e influencerave: Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës
- 18:22 Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori
- 18:00 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 17:21 Spiropali i përgjigjet Ramës: Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë
- 17:04 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort