Berisha mbyll protestën nga selia e PD: 28 shkurti do hyjë në histori

28 Shkurt 2026 | 21:58

Protesta e opozitës e thirrur nga Partia Demokratike u mbyll nga selia blu me fjalën e kryetarit të saj, Sali Berisha. Tubimi u shoqërua me tensione, sidomos pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, ku një grup protestuesish hodhën molotov.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh:

“Një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi i juaj, ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që i dërguar miqve tanë në Europë dhe botë. Ishte tmerri që i kalli datën Edi Ramës.

Molotovi në vilën e Enver Hoxhës u hodh pasi protestuesit kishin informacion se në shtëpinë e diktatorit banon Edi Rama. Kjo çoi në një urrejtje të jashtëzakonshme. Por Rama nuk banonte aty, banonte te vila e Mehmet Shehu. Edi Rama të dimë ku je, në Surrel ose te Vila e Mehmet Shehut”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktori Mehdi Malkaj thirrje në protestë: Të shkëpusim ndikimet partiake

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë kundër adhurimit ndaj forcave politike....
20:19 | 21/06/2026

Ish-ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu: Shqipëria e fortë është prioriteti

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh politik ku thekson rëndësinë e forcimit të shtetit shqiptar dhe stabilitetit të...
19:58 | 21/06/2026

Protesta qytetare në Tiranë, nis tubimi i 22-të para Kryeministrisë

Në Tiranë pritet të zhvillohet sot protesta e 22-të radhazi para godinës së Kryeministrisë, si pjesë e një serie tubimesh që kanë vijuar prej tre...
19:13 | 21/06/2026