Aksident në Kolonjë, traktori humb kontrollin dhe del nga rruga! Plagoset shoferi

1 Mars 2026 | 15:52

Një aksident është regjistruar këtë të diele në Kolonjë. Policia bën me dije se rreth orës 14:30 në fshatin Bekovë një traktor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i traktorit i cili ka marrë dëmtime. Ai është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Kolonjë/Informacion paraprak. Më datë 01.03.2026, rreth orës 14:30, në fshatin Bekovë, Kolonjë, shtetasi B. Z., rreth 40 vjeç, banues në Ersekë, duke drejtuar një mjet bujqësor (traktor), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026