Dyshohet si vrasës serial, arrestohet 25-vjeçari në Maqedoninë e Veriut

2 Mars 2026 | 16:28

Autoritetet në Maqedonia e Veriut kanë arrestuar një 25-vjeçar, Trajko Bojkovski, nën dyshimet e vrasësit serial. Sipas Prokurorisë Publike, janë konfirmuar dy vrasje të grave që jetonin të vetmuara në rajonin e Kumanovë, ndërsa hetimet vijojnë për disa raste të tjera, për të cilat mund të kërkohet zhvarrimi i trupave për autopsi.

“Rastet e konfirmuara kanë ndodhur gjatë vitit 2025, por prokuroria nuk përjashton mundësinë që ky autor të ketë kryer edhe vrasje të tjera. Është formuar një ekip hetuesish që po shqyrton vdekjet e dyshimta gjatë periudhave të ndryshme dhe, varësisht nga gjetjet, hetimi mund të zgjerohet”, thotë gazetarja Ferikan Iljazi.

Sipas Prokurorisë, përveç dy rasteve të konfirmuara, është dhënë urdhër për zhvarrimin e një viktime tjetër të mundshme dhe ekziston mundësia që të zhvarrohet edhe një rast tjetër i dyshimtë, i cili mund të lidhet me të njëjtin person. Hetuesit po analizojnë dokumentacionin policor dhe mjeko-ligjor, ndërsa hetimi është zgjeruar edhe për një vrasje tjetër, e cila sipas Kodit Penal parashikohet me dënim me burgim të përjetshëm.

“Prokuroria nisi hetim për këtë person, duke zgjeruar hetimin edhe për një tjetër vrasje që dënohet me burgim të përjetshëm. Vazhdon mbledhja e provave dhe hetimi i rrethanave. Gjatë ditëve në vazhdim do të bëhet zhvarrosja e një viktime që dyshohet se është viktimë e veprës penale”, thotë prokurori Lubomir Llape.

Prokuroria thekson se hetimi është në fazë intensive, me ekspertiza të detajuara mjeko-ligjore dhe analiza shtesë për të sqaruar plotësisht rrethanat. Nuk përjashtohet që gjatë procedurës të dalin viktima të tjera të mundshme dhe që dosja të zgjerohet me akuza të reja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2

Anglia e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në ndeshjen e parë të Grupit L....
00:18 | 18/06/2026

Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar për miratimin e amendamentit që parashikon që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, në raportin...
00:04 | 18/06/2026

Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shfuqizojë vendimin e vitit 2007, me të cilin 11 rrugë dhe një shesh në Tetovë morën...
23:58 | 17/06/2026