Debati për ish-vilën e Enverit, Bardhi i përgjigjet Ballës: Distancohuni nga korrupsioni

2 Mars 2026 | 19:24

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, replikoi në parlament me kreun e grupit socialist, Taulant Balla, pas kërkesës së tij që PD të distancohej nga protestat e dhunshme dhe sulmi ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës. Bardhi theksoi se PD distancohet nga dhuna, korrupsioni dhe politikanët e lidhur me krimin e organizuar.

Bardhi theksoi se informacionet mbi pronat publike, si ajo e kaluar për menaxhim te një fondacion francez francez, u bënë të ditura vetëm pas protestës së 28 shkurtit.

“Distancohemi nga dhuna e korrupsionit, nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar dhe nga çdo krim. Nuk rrimë në paradhomën e Ramës për të ditur çfarë qokash bën ai me pronat e shqiptarëve. Kur të distancoheni nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, atëherë do të plotësohet edhe kërkesa e Komisionerit të Jashtëm Evropian,” tha Bardhi.

Replika e tij erdhi pas kërkesës së Ballës që PD të distancohej nga dhuna në protesta dhe sulmet ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës. Bardhi theksoi se distancimi i tyre ka të bëjë me parimet dhe ligjshmërinë, jo me mungesën e informacionit për veprimet e qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026