Balla: “Ajatollahu i fundit në Evropë”, sulmoi vilën e Enver Hoxhës
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi nga seanca plenare e të hënës pasdite protestën e opozitës dhe sulmin ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës në Tiranë. Balla e përshkroi ish-kryeministrin Sali Berisha si “Ajatollahu i fundit i mbetur në Evropë”, duke bërë paralelizimin mes sulmeve në Lindjen e Mesme dhe protestës së dhunshme të PD-së më 28 shkurt.
Ai tha se ndërkohë që SHBA dhe Izraeli godisnin Iranin, Berisha sulmoi vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila aktualisht funksionon si qendër kulturore, dhe brenda saj ndodheshin artistë.
“Ndërkohë që SHBA dhe Izraeli me forcat e tyre godisnin objektivat e regjimit të Ajatollahëve, Ajatollahu i fundit në Evropë, Sali Berisha, urdhëronte sulmin ndaj godinës. Në ato godinë vetëm Saliu ka qenë brenda, i vetmi që mund të hynte dhe të ngrohej pranë zjarrit të diktatorit. Besoj që sot është dita që në emër të PD dhe në linjë me grupin e partive popullore evropiane, të distancoheni nga dhuna”, tha Balla.
Balla theksoi gjithashtu mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj ndërhyrjeve të SHBA dhe Izraelit në Gjirin Persik dhe solidaritetin e Shqipërisë me vendet aleate, duke bërë të qartë se qëndrimi i vendit për sigurinë dhe mbrojtjen e popullit dhe partnerëve strategjikë është i pandryshuar.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene