Pasojat e bllokimit të rrugës në Librazhd ndihen tek bizneset në Korçë
Bllokimi i rrugës Pogradec – Librazhd ka sjellë rënie maksimale të turizmit në gjithë juglindjen e vendit, aq sa në dy javët e fundit operatorët turistikë bëjnë të ditur se hotelet dhe bujtinat i kanë patur bosh.
Paniku i operatorëve turistik është koha e bllokimit të kësaj rruge pasi ka sjellë anulimet e rezervimeve me turistët vendas por frika më e madhe është anulimi i rezervimeve nga agjenci turistike me turistë të huaj që kanë prenotuar më herët për javët e muajit në vazhdim.
“Fundjava që kaluam vendosi shifra rekord negative, dy bujtinat kanë patur 0 dhoma. Rruga, dihet pasoja. Frikë është pak, është tmerr. Ta imagjinosh që ne po përgatitemi për sezonin turistik, nuk diskutohet vetëm turizmi vendas por diskutohet e turizmi i huaj, agjencitë mund të bëjnë anulime”, tha Edi Bilo, Operator turistik.
“Dy javët e fundit turizmi ka qenë inekzistent, anulime masive. Na shqetësojnë festat e Marsit sepse kemi anulime, frika është e madhe dhe vetë klientët japin motivacion rrugën. Gjithë anulimet kanë qenë nga klientë vendas, kemi edhe njerëz nga Bullgaria e Greqia dhe kanë anuluar”, tha Eriketa Koçollari – Operatore turistike
Bllokimi i kësaj rruge ka anuluar rezervime edhe në Pogradec por dhe fshatra turistike të Voskopojës e Dardhës.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës