“Khamenei ishte në një tunel nëntokësor”, Eksperti: U bombardua me 30 bomba

2 Mars 2026 | 21:37

Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtuesi në SHISH, Evarist Beqiri, ka komentuar në emisionin “Now” zhvillimet e fundit mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, kryesisht vrasjen e Udhëheqësit Suprem iranian, Ali Khamenei.

Sipas Beqirit, operacioni ka qenë i mirëorganizuar dhe i mbështetur në një bashkëpunim të ngushtë mes shërbimeve inteligjente izraelite dhe amerikane. Ai theksoi se bëhet fjalë për një goditje të saktë dhe të planifikuar në detaje.

Sipas tij, Khamenei ndodhej në një tunel nëntokësor, në një nga krahët e godinës ku pritej të zhvillohej një mbledhje e rëndësishme.

“Është një operacion i mirëorganizuar dhe rezultati ishte goditja e saktë që pamë. Është një punë e bërë nga shërbimet inteligjente izraelite por dhe ato amerikane.

Flitet për 49 drejtues të vrarë dhe janë disa nga drejtuesit kryesorë. Kapacitetet e SHBA-ve dhe të Izraelit janë të jashtëzakonshme.

Goditja e bërë ishte nga izraelitët me ndihmën e SHBA-së. Ka qenë CIA që ka parapërgatitur gjithçka dhe ishin avionët izraelitë që kanë goditur rreth orës 06:00 Liderin Suprem. Ky i fundit ishte brenda në një tunel nëntokësor, në një nga krahët e godinës ku do bëhej mbledhja. Ka qenë një takim i rëndëishëm që do bëhej dhe kundërshtarët e kanë shfrytëzuar. Ata kanë patur informacion sepse nuk është rastësi të bëhen goditje të tilla. Goditja është planifikuar mirë dhe ai ka qenë i fshehur në tunel dhe ka qenë një goditje jashtëzakonisht e fuqishme. Bëhet fjalë për rreth 30 bomba që kanë rënë në ambientin ku rrinte Khamenei”, tha eksperti Evarist Beqiri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026