Trump: Do të përgjigjemi ndaj sulmit të Ambasadës Amerikane në Riad
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen sulmit ndaj ambasadës amerikane në Riad.
Lajmi u bë i ditur nga gazetarja e NewsNation TV, Kelly Meyer, e cila përmes një postimi në rrjetin social “X” tha se kishte komunikuar me kreun e Shtëpisë së Bardhë.
“Sapo fola me Presidentin Trump. Ai tha se së shpejti do të mësoni se cili do të jetë reagimi ndaj sulmit ndaj ambasadës amerikane në Riad dhe vrasjes së ushtarakëve amerikanë”, shkroi Meyer.
Sipas saj, Trump theksoi gjithashtu se nuk e konsideron të nevojshme dërgimin e trupave në Iran.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite njoftoi se ambasada amerikane në Riad u sulmua nga dy mjete ajrore pa pilot (UAV), ndërsa një zjarr shpërtheu në ambientet e misionit diplomatik.
Gazetarja e Fox News, Jennifer Griffin, raportoi se nuk pati të lënduar, pasi ndërtesa ishte evakuuar paraprakisht.
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar