15 km rrugë e amortizuar izolon fshatrat e Selenicës dhe Parkun e Amantias

3 Mars 2026 | 20:06

Një nga segmentet rrugore më të rëndësishme në bashkinë e Selenicë vijon të mbetet në gjendje të rënduar infrastrukturore, duke izoluar disa fshatra të zonës. Bëhet fjalë për aksin që nis nga Vllahina, kalon në Gërnec, Mallkeq e Amonicë dhe përfundon pranë Parku Arkeologjik i Amantias në Pllocë të Sevasterit.

Banorët thonë se prej vitesh përballen me mungesë investimesh dhe degradim të vazhdueshëm të rrugës, e cila sipas tyre është kthyer në pengesë serioze për jetën e përditshme, lëvizjen dhe aktivitetin ekonomik. Segmenti, rreth 15 kilometra i gjatë, është hapur dekada më parë dhe nuk ka njohur ndërhyrje të thelluara rikonstruksioni.

Sipas banorëve, në kushte reshjesh kalimi bëhet i pamundur për automjetet, ndërsa në raste emergjencash shëndetësore zona mbetet praktikisht e izoluar. Përveç ndikimit social, rruga ka rëndësi edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik, pasi lidh zonat rurale me Parkun e Amantias, një prej qendrave arkeologjike më të njohura në jug të vendit, i cili çdo vit vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj.

Burrë me mustaqe:”Që kur është bërë Shqipëria katastrofë, të na rrojë Edi Rama, 1 orë e më parë. Andej është fshat, këtë fshatin s’e do njeri, fshatarë shkurt. Nga këtu e deri në Sevaster duhet të blejmë gomar, po s’ka as gomar. Çizme marr 12 palë në vit. Nuk kam shpresë, po ka ujë, po ka rrugë, ka jetë.”

Burrë me bluzë gri:”Këtë e quajnë rurale, po kjo është nacionale, kjo del në Tepelenë. Këtu as traktori me zinxhir s’kalon dot, jo mjeti. Ja kalo ti me makinë që ke e dil në Amënicë, që para 35 vitesh sistemi i hodhi rërë bitumi. Të bjerë një fatkeqësi, ngelet, s’ka as spitale, asnjë gjë. E ta sjellësh të sëmurin këtu s’vjen i gjallë, do i ngelin llamarinat rrugës.”

Burrë me kapele:”Që kur u prish sistemi, mirëmbajtje të rregullt nuk ka. Kjo po s’u bë me themel s’bëhet rruga. Këta i bëjnë të prishen nesër, të marrin prapë tendera, se s’kanë komandë. Ai lart i ka mësuar vetë. Shumë e vështirë me këto makina, s’kalon dot fare me këtë lloj qeverisjeje, s’kam shpresë, jo.”

Burrë me bluzë të zezë:”Kalojnë njerëzit me çizme, ja me çizme. Unë tërë ditën, ka baltë, s’del dot. Duhet, po kush do e bëjë? Bashkia s’e bën atë.”

Sipas të dhënave të publikuara nga institucionet vendore, bashkia e Selenicës ka një shtrirje të gjerë territoriale dhe pjesa më e madhe e rrugëve rurale kërkon rehabilitim, ndërsa investimet në infrastrukturë mbeten një nga sfidat kryesore për njësitë administrative.

Segmenti shërben gjithashtu si lidhje mes njësive administrative të Vllahinës dhe Sevasterit, duke qenë për vite me radhë i vetmi aks komunikimi mes tyre. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe rikonstruksion me standarde, duke argumentuar se infrastruktura rrugore është kusht bazë për jetesë, zhvillim dhe siguri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026