Zbatica në Plazhin e Vjetër, tërhiqet uji i detit mbi 10 metra nga vija bregdetare në Vlorë

4 Mars 2026 | 08:31

Fenomeni i zbaticës është vërejtur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Tërheqja e ujit të detit me mbi 10 metra nga vija e zakonshme e bregut ka bërë që shumë prej varkave të peshkimit të mbeten në cekëtinë.

Ky fenomen natyror i zbaticës ndodh periodikisht dhe lidhet me lëvizjet e ujërave detare, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm natyrorë. Megjithatë, për peshkatarët lokalë, tërheqja e detit krijon vështirësi të përkohshme në daljen për peshkim, pasi duhet të presin derisa uji të rikthehet sërish në nivelin e zakonshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026