“Festa të çuditshme”, gazetari ngre shqetësimin për aktivitetet që zhvillohen në ish-Vilën e Enverit

4 Mars 2026 | 22:16

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Lavdrim Lita e cilësoi zgjedhjen e Vilës së Enver Hoxhës për t’u goditur nga protestuesit si një akt me mesazh të qartë politik ndërsa ngriti shqetësimin për mënyrën se si po përdoret aktualisht ky ambient.

Lita tha se në ambientet e vilës janë zhvilluar aktivitete me elementë që ai i cilësoi si rite satanike, ku shfaqen persona të maskuar me simbole të errëta, me skenografi dhe muzikë të rëndë, që sipas tij krijojnë një atmosferë të ngjashme me ritualet okulte. Ai theksoi se përdorimi i një godine me peshë të tillë historike për aktivitete të kësaj natyre ngre pikëpyetje mbi respektin ndaj kujtesës së periudhës së diktaturës dhe mënyrën se si duhet të administrohen objekte të tilla simbolike.

“Protesta e fundit e opozitës ishte pa kokë dhe pa podium. U bllokuan rrugë, u hodhën molotovë dhe fishekzjarre edhe tek ish-vila e Enver Hoxhës. Zgjedhja e asaj vile ishte simbolike dhe e mirëmenduar. Është narrativa e diktatorit të vjetër me atë që ata e quajnë diktatori i ri. Mesazhi ishte: sot tek vila e Enverit, nesër në Surrel. Ky ishte nënkuptimi politik. Por fatkeqësisht aty kanë qenë edhe disa shtetas të huaj, francezë, që organizojnë festa edhe të çuditshme brenda godinës. Janë publikuar video me festa karnavaleske, me elementë satanikë, me muzikë ekstreme. Ka pamje ku shfaqen persona të veshur me figura që i ngjajnë djallit apo miteve të lashta. Nuk më duket se aty bëhet art bashkëkohor. Nëse këto godina do të ishin kthyer në hapësira për kujtesën e diktaturës, nuk do të përdoreshin për të rehabilituar të keqen apo për të bërë lutje për djallin. Ne nuk jemi aty çdo ditë me kamera për të parë çfarë ndodh brenda, por pamjet që kanë dalë ngrenë pikëpyetje serioze”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër

Fotografi që dokumentojnë jetën e Elbasanit gjatë shekullit XX janë ekspozuar në oborrin e Muzeut Etnografik, duke sjellë para publikut pamje nga rrugët, tregtia, traditat...
12:58 | 26/07/2026

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026