Dy votime kundër për shkarkimin e Spiropalit, sqaron Topalli: Lapsus teknik, shtypa butonat për të marrë fjalën
Deputetja Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me dy votimet kundër për shkarkimin nga detyra të Elisa Spiropalit. Topalli ka theksuar se ishte një gabim nga ana e saj teksa shtoi se shtypi butonat në sistem për të marrë fjalën.
Sipas saj në momentin që ka shtypur butonat po kryehej votimi teksa shtoi se ishte lapsus teknik. Topalli gjithashtu theksoi se kryedemokrati Sali Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar.
“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, tha ajo.
Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit
Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar
- 18:21 Rama: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion
- 18:18 Santi Cazorla pensionohet nga futbolli në moshën 41-vjeçare
- 17:59 Sulm me bombë në një kafene në Damask, 5 viktima dhe 16 të plagosur
- 17:52 “Flota fantazmë” e Putinit në aksion! Si u spiunuan bazat bërthamore të Europës
- 17:52 Bisedimet e sigurisë të udhëhequra nga SHBA në Bahrein, reagon Irani: Asgjë më shumë se një performancë