‘Gener 2’ sqaron projektin: ‘Blue Borgo’ do të zhvillojë turizmin në veri
“Blue Borgo”, projekti i ndërtuar mbi filozofinë e harmonisë mes natyrës dhe zhvillimit bregdetar të Velipojës, ku arkitektura nuk sfidon peizazhin, por bëhet pjesë e tij.
“Ky është ndryshim filozofie: nga ‘ndërto dhe shite’ në ‘krijo destinacion’. Në Shqipëri shumica e projekteve shesin apartamente. Ky model promovon stil jetese dhe akses në shërbime me 5 yje. Kjo ndryshon dinamikën e çmimeve, ciklin e të ardhurave dhe ndikimin social e ekonomik në zonën e Velipojës. ‘Blue Borgo’ gjeneron punësim, turizëm dhe ekonomi lokale afatgjatë. Pra, nga një zhvillim spontan dhe sezonal drejt një zhvillimi të planifikuar, të kontrolluar dhe me standarde ndërkombëtare. Koncepti “Blue Borgo” parashikon një ekonomi të qëndrueshme dhe turizëm 365 ditë të vitit dhe jo diçka sezonale.”- tha Ledi Hysenj, administratore e “Blue Borgo”
Pozicionuar si qendra e re e turizmit bregdetar gjithëvjetor me pesë yje në pjesën veriore të Shqipërisë, “Blue Borgo” lidhet me Tiranën në rreth një orë. Nga Podgorica e Malit të Zi resorti mund të vizitohet në rreth 1 orë e 45 minuta, nga Prishtina në rreth 3 orë e 45 minuta dhe nga Shkupi në rreth 4 orë e gjysmë.
“Prej disa vitesh po synojmë të kalojmë drejt turizmit gjithëvjetor, në të katër stinët. Deri tani turizmi ynë është i shtrirë kryesisht në rreth gjashtë muaj. Një i ri i punësuar në një hotel me 5 yje në Shqipëri sot nuk ndjen ndonjë diferencë të madhe me të rinjtë e punësuar në Europë.”-tha Mira Pogaçi eksperte e ekonomisë.
Projekti “Blue Borgo”, që tashmë ka nisur punimet, konsiston në një resort turistik me 33 struktura akomodimi, me nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe parkim nëntokësor. Disa godina janë tërësisht rezidenciale, ndërsa të tjera përfshijnë ambiente tregtare në katin përdhes. Apartamentet janë të projektuara në stil modern mesdhetar.
“Është tipologjia e investimit që i duhej Shqipërisë ndoshta 25 vite më parë. Sepse investime të tilla, që vijnë me koncepte, strategji dhe ide zhvillimi, përfshijnë në vetvete edhe urbanizimin e zonës dhe krijojnë një atmosferë të re zhvillimi. Ndoshta, po të kishim ndjekur këtë model 25 apo 30 vite më parë, nuk do të kishim sot kaosin urbanistik me të cilin përballet bregdeti shqiptar.”-shprehet Ferjold Ozuni pedagog dhe ekspert i turizmit
Mes Ranës së Hedhun dhe Velipojës, në një nga vijat më të bukura dhe më pak të zhvilluara të bregdetit shqiptar, po merr formë një investim që synon të ndryshojë profilin socio-ekonomik të zonës. Resorti përbëhet nga ambiente sportive shumë-funskionale të hapura dhe të mbyllura, tenis, padel, basketboll, fusha futbolli, minigolf e plot aktivitete të tjera.
“Ndikimi fillon që në fazat e hershme të ndërtimit: teknikë, furnitorë, transport dhe kompani lokale. Më pas vazhdon me operimin: hotel, restorante, mirëmbajtje, siguri dhe shërbime turistike. Por ndikimi real është edhe indirekt: furnitorë ushqimorë, prodhues lokalë, agjenci transporti, biznese shërbimesh apo aktivitete turistike. Një investim i tillë krijon qindra vende pune direkte dhe shumëfish më tepër indirekte.”-shprehet Ledi Hysenj, administratorja e projektit.
Baks-Rrjolli ka qenë për vite me radhë një territor me potencial të pashfrytëzuar, me infrastrukturë të kufizuar dhe aktivitet sezonal të reduktuar. Sot, me projektin “Blue Borgo”, Velipoja në veçanti dhe veriu në përgjithësi pritet të hyjnë në një fazë të re zhvillimi, 365 ditë të vitit. Vetëm në fazën e punimeve parashikohet të krijohen rreth 3 mijë vende punë, shifër kjo e cila do të pasohet nga 1 mijë vende pune në fazën e operimit.
“Sepse në radhë të parë, nëse ndërtohet një resort i ri me hotele të këtij standardi, atëherë punonjësit merren edhe nga zonat përreth. Rritet kërkesa për produkte ushqimore nga fermat lokale. Turizmi përfshin shumë aktivitete brenda tij: transportin, shërbimet dhe mbi të gjitha punësimin dhe burimet njerëzore.”-tha Fatos Çoçoli, eksperti i ekonomisë.
“Në mënyrë të padiskutueshme këto investime krijojnë vlerë të shtuar reale. Ajo që është e rëndësishme për institucionet qendrore dhe lokale është të jenë të qarta për mënyrën se çfarë mund të ofrojnë për biznesin privat dhe për markat që sjellin këto struktura akomoduese.”-shprehet Agron Haxhimali, eksperti i financave vendore.
Por ndërsa kamionët sjellin materialet e ndërtimit dhe eskavatorët hapin themelet e destinacionit të ri turistik, disa individë prej kohësh protestojnë pranë kantierit. Me pretendimin se janë banorë të zonës dhe se toka ku po ndërtohet është e tyre që prej vitit 1920, disa persona madje kanë hyrë me forcë në kantier, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve dhe duke dëmtuar pajisje e makineri pune.
Por as pretendimi dhe as argumenti nuk rezultojnë të vërteta. Siç bëri të ditur Policia e Shtetit, pjesa dërrmuese e personave të proceduar për sulmin ndaj punonjësve dhe makinerive të kompanisë “Gener 2” nuk janë banorë të zonës, por nga fshatra të tjerë si Luarza, Pulaj apo Torovica. Edhe në ngjarjet më të komplikuara, nëse faktet vendosen në rend kronologjik, tabloja bëhet më e qartë.
Projekti ka marrë leje ndërtimi përfundimtare, pas përmbushjes së të gjitha procedurave ligjore dhe teknike, duke respektuar çdo hap administrativ, mjedisor dhe urbanistik, përfshirë edhe dëgjesat publike me komunitetin.
Në këtë proces, marrëdhënia juridike mbi pronën është lidhur me pronarin që disponon dokumentin ligjor të pronësisë të certifikuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Pretendimet se projekti ndërtohet mbi pronën e këtyre individëve apo se ekziston një vendim gjyqësor që pezullon projektin janë të pavërteta.
“Procesi gjyqësor për të cilin është përfolur në mënyrë tendencioze, siç mund të shihet edhe nga harta ilustruese, nuk ka asnjë lidhje me perimetrin ku aktualisht po zhvillohet projekti ‘Blue Borgo’. Çdo interpretim tjetër është spekulativ dhe i pabazuar në dokumentacion.”-thuhet në shpjegimin e Kompanisë.
Të gjitha institucionet kompetente janë shprehur pozitivisht mbi projektin, ndërsa çdo hap është shoqëruar me dokumentacion të plotë teknik, ligjor dhe mjedisor.
“Gener 2 garanton se gjatë gjithë këtij procesi nuk është cenuar asnjë e drejtë pronësie dhe nuk është shkelur asnjë interes i ligjshëm i palëve të treta që disponojnë dokumente të vlefshme. Projekti në asnjë fazë të tij nuk ka pasur problematika ligjore që mund të cenojnë vlefshmërinë e tij.”-vijon kompania.
Mes Ranës së Hedhun dhe Velipojës, aty ku deti takon malin, sot nuk po ndërtohet vetëm një resort. Po testohet edhe aftësia për të balancuar zhvillimin me të drejtën e pronës – një provë që shpesh ka ndarë komunitete, investitorë dhe institucione.
“Koncepti synon të krijojë precedent për një mënyrë të re zhvillimi të zonave bregdetare në Shqipëri: të planifikuara, të operuara profesionalisht dhe të integruara me ekonominë vendase.”- e përmbyll administratorja Ledia Hysenj.
“Blue Borgo” sot është më shumë se një kantier ndërtimi. Është një provë për modelin e ri të turizmit që kërkon Shqipëria. Një test për institucionet, për komunitetin dhe për investitorët. Kompania “Gener 2” mbetet e vendosur për të vijuar realizimin e projektit “Blue Borgo” brenda afateve të parashikuara, me standardet më të larta bashkëkohore të ndërtimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në respekt të plotë të ligjit, duke e bërë këtë projekt një stacion të rëndësishëm turistik.
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit
- 18:09 Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja
- 18:03 Pentagonit po i mbarojnë fondet, Trump i kërkon ndihmë Kongresit. Kushte nga demokratët
- 17:52 Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet
- 17:46 Presidenti i CONMEBOL: Kupa e Botës 2030 do të jetë një turne me 64 ekipe
- 17:41 Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale