Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Hajri mohon akuzat: Nuk kam lidhje, i dhashë ujë, kur e mësova largova familjen
SPAK ka dhënë pretencën duke kërkuar burgim të përjetshëm të Altin Hajrit, për rrëmbim ose mbajtja peng e personit kur është shkaktuar vdekja, grup i strukturuar kriminal në dëm të Jan Prengës.
Në senacën që po mbahet të premten në GJKKO mbrojtja e të pandehurit po bën kundërshtimet përfundimtare para se gjykata të shprehet me vendim.
Avokati Aranit Roshi:
Nuk ka një fakt të vetëm që provon lidhjen dhe rrenat e sasisë së kokainës të ketë pasur interes Altin Hajri. Ky i fundit në kohën kur ka humbur lënda narkotike ka qenë në burg në Holandë. I vetmi fakt që thotë akuza është përdorimi i Shijakut nga rrëmbyesit dhe koha e ndërmjetme mes vendit të rrëmbimit dhe vendit të mbërritjes. Duhej që minimalisht që akuza të provonte se ka pasur një përgatitje dhe plan mbi destinacionin. Nuk ka pasur asnjë vend për ta planifikuar situatën, se në të kundërt s’do kishte ndodhur në një ambient publik të hapur, parking, por do ishte planifikuar një vend, supozojmë se do ishin marrë masat, edhe që pengu të qëndronte derisa të kthehej kokaina. Minimalisht do ishin hequr kamerat, dhe s’do liheshin ndezur. Ai s’do zgjidhte për një aktivitet kaq të rëndë kriminal, vendin ku ka një aktivitet dhe familjen e tij. Nuk ka një përfshirje të Altin Hajrit në këtë ngjarje. Nuk ka asnjë komunikim të vetëm mes Altin Hajrit dhe personave të përfshirë. Nga SKY komunikimi i vetëm i Hajrit me personat e përfshirë, ndodh pas 6 muajsh. Ai e kontakton të shmangë apo ushtrojë presion tek kopshtari Festim Bixhdili të tërheq atë që ka thënë. Por çfarë thotë Altin Hajri, që ç’ka pasur për të thënë e ka thënë, përfshirë ngarkesën që ka pasur. Por çfarë shkelje penale mund të rezultojë këtu!? Asnjë veprim. Asnjë element të përfshirjes së Altin Hajrit. Deklarimet e familjarëve të Jan Prengës, asnjë dijeni apo informacion për Altin Hajrin. Marrëveshja ka karakter konkret, kur folën, çfarë, kur u takuan çfarë vendosën. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur për 15 minuta. Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat që kanë ardhur, me kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë uji. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. As nuk e ka njohur Jan Prengën. Një ngjarje kriminale mund të ndodhë sot në një hotel në mes të Tiranës, fjala vjen tek “Rogner”, të fusë makinën dikush aty në parking, të lërë drogë apo çfarëdo, s’mund të fajësohet pronari i lokalit për këtë. Nëse do ishte pjesë e marrëveshjes së paku do i adresonte diku tjetër e jo në biznesin e tij. SPAK thotë se nga pamjet duket që ka qenë duke pritur. Kë ka qenë duke pritur? Rrëmbyesit, të rrëmbyerin? Çfarë të dhënash ka SPAK që Altin Hajri ka pasur kontakt apo komunikim me rrëmbyesit? Nëse po, çfarë është komunikuar. Të priste një peng në biznesin e vet ku ishte gruaja, fëmija prindërit? Kamerat ndezur dhe ku nuk ka përgatitur një vend? Është totalisht e pakuptueshme. Ka qenë i trembur për jetën e vet dhe të familjarëve të vet. Veprimet e tij nuk kanë qenë të një njeriu të lirë, apo me vullnetin e tij, që shihet duke kapur me një shkop një grilë. Nuk i kanë drejtuar armët, por ai ka parë armët, ka parë gjak. Është gjetur në një rrethanë që kushdo nga ne mund të gjendej, po, duhej të kishte njoftuar autoritetet, por duhet të kemi parasysh ka menduar për sigurinë e familjes së tij dhe të biznesit të tij. Duhet së paku personi ta di që është pjesë e këtij grupi, i këtij plani, por kjo nuk ka ndodhur, ka prova të papërdorshme. Regjistrimet në Encro s’janë të plota, ose ka ndërhyrje. Dalin vetëm mesazhet që ka nisur Hajri, se ç’ka thënë bashkëbiseduesi janë fshirë. Për akuzën e armëmbajtjes pa leje, nuk ka qenë e tij. As ka pasur dijeni, as akses. Kanë qenë të pozicionuara në një zonë të kompleksit për të cilat nuk ka pasur dijeni. I ka shoqëruar një pjesë të rrugës autorët, kuptohet në ç’rrethana, i ka orientuar për në Durrës, i kanë thënë të zbresë dhe ka zbritur menjëherë në mes të rrugës, as nuk e ka ditur që Jan Prenga është ende gjallë apo ka vdekur”, mësohet se është shprehur avokati i Hajrit, Aranit Roshi.”Nuk ka një fakt të vetëm që provon lidhjen dhe rrenat e sasisë së kokainës të ketë patur interes altin hajri. Ky i fundit në kohën kur ka humbur lënda narkotike ka qenë në burg në Holandë. I vetmi fakt që thotë akuza është përdorja e shijakut nga rrëmbyesit dhe koha e ndërmjetme mes vendit të rrëmbimit dhe vendit të mbërritjes. Duhej që minimalisht që akuza të provonte se ka patur një përgatitje dhe plan mbi destinacionin. Nuk ka patur asnjë vend për ta planifikuar situatën, se në të kundërt sdo kishte ndodhur në një ambient publik të hapur, parking, por di ishte planifikuar një vend supozojmë se do ishin marrë masat, edhe që pengu të qëndronte derisa të kthehej kokaina. Minimalisht do ishin hequr kamerat, dhe sdo liheshin ndezur. Ai s’do zgjidhte për një aktivitet kaq të rëndë kriminal, vendin ku ka një aktivitet dhe familjen e tij. Nuk ka një përfshirje të Altin Hajrit në këtë ngjarje. Nuk ka asnjë komunikim të vetëm mes Altin Hajrit dhe personave të përfshirë. Nga sky komunikimi i vetëm i Hajrit me personat e përfshirë, ndodh pas 6 muajsh. Ai e kontakton të shmangi apo ushtrojë presion tek kopshtari Festim Bixhdili të tërheq atë që ka thënë. Por çfarë thotë Altin Hajri, që ç’ka pasur për të thënë e ka thënë, përfshirë ngarkesën që ka patur. Por çfarë shkelje penale mund të rezultojë këtu!? Asnjë veprim. Asnjë element të përfshirjes së Altin Hajrit. Deklarimet e familjarëve të Jan Prengës, asnjë dijeni apo informacion për Altin Hajrin. Marrëveshja ka karakter konkret, kur folën, çfarë, kur u takuan çfarë vendosën. Ajo që ka ndodhur ka ndodhur për 15 minuta. Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat ëë kanë ardhur, ne kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë uji. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. As nuk e ka njohur Jan Prengën. Një ngjarje kriminale mund të ndodh sot në një hotel në mes të Tiranës fjala vjen tek “Rogner”, të fusi makinën dikush aty në parking, të lërë drogë apo çfarëdo, s’mund të fajësohet pronari i lokalit për këtë. Nëse do ishte pjesë e marrëveshjes së paku do i adresonte diku tjetër e jo në biznesin e tij. Spak thotë se nga pamjet duket që ka qenë duke pritur. Kë ka qenë duke pritur? Rrëmbyesit, të rrëmbyerin? Çfarë të dhënash ka SPAK që Altin Hajri ka patur kontakt apo komunikim me rrëmbyesit? Nëse po, çfarë është komunikuar. Të priste një peng në biznesin e vet ku ishte gruaja, fëmija prindërit? Kamaerat ndezur dhe ku nuk ka përgatitur një vend? Është totalisht e pakuptueshme. Ka qenë i trembur për jetën e vet dhe të familjarëve të vet. Veprimet e tij nuk kanë qenë të një njeriu të lirë, apo me vullnetin e tij, që shihet duke kapur me një shkop një grril. Nuk i kanë drejtuar armët, por ai ka parë armët, ka parë gjak. Është gjetur në një rrethanë që kushdo nga ne mund të gjendej, po, duhej të kishte njoftuar autoritetet, por duhet të kemi parasysh ka menduar për sigurinë e familjes së tij dhe të biznesit të tij. Duhet së paku personi ta di që është pjesë e këtij grupi, i këtij plani, por kjo nuk ka ndodhur, ka prova të papërdorshme. Regjistrimet në encro s’janë të plota, ose ka ndërhyrje. Dalin vetëm mesazhet që ka nisur hajri, se ç’ka thënë bashkëbiseduesi janë fshirë. Për akuzën e armëmbajtjes pa leje, nuk ka qenë e tij. As ka patur dijeni, as akses. Kanë qenë të pozicionuara në një zonë të kompleksit për të cilat nuk ka patur dijeni. I ka shoqëruar një pjesë të rrugës autorët, kuptohet në ç’rrethana, i ka orientuar për në Durrës, i kanë thënë të zbresë dhe ka zbritur menjëherë në mes të rrugës, as nuk e ka ditur që Jan Prenga është ende gjallë apo ka vdekur.
Gjykata la datën 24 mars për komunikimin e vendimit
Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz.
Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa 11 ditë hetime intensive e çuan policinë në një resorti në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.
Për pengmarrjen uniformat blu arrestuan 4 persona: Olsi Turja dhe Bajram, Elton e Leonard Hajri të gjithë nga Shijaku.
Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë
- 08:19 Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 08:12 Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
- 08:09 “Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal