Haradinaj pas takimit me Vjosa Osmanin, tregon datat e mundshme për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë ka përfunduar. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas përfundimit të diskutimeve, ka treguar cilat data janë përmendur si të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ai bëri të ditur se 5, 12 dhe 19 prilli janë si opsione, por mund të ketë edhe datë tjetër.
“Në opsion janë datat 5, 12 dhe 19 prill, mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, varësisht prej zhvillimeve. Ne nuk kemi një datë të preferuar, sepse tash jemi në auto pilot. Ne i respektojmë cilëndo datë”, tha Haradinaj.
Haradinaj po ashtu kritikoi Vetëvendosjen për mungesën në takim.
“Një shije e keqe ishte mos pjesëmarrja e Vetëvendosjes me partnerët e tyre qeverisës. Kuptohet, edhe Lista Serbe mungoi në takim. Është e pakuptimtë mos pjesëmarrja e tyre”.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi