Dosja “Partizani”, shtyhet me 2 prill seanca e radhës

6 Mars 2026 | 14:51

Seanca e radhës në GJKKO për dosjen “Partizani” do të mbahet më 2 prill. Në seancën e sotme u paraqitën në ambientet e GJKKO dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe një prej pronarëve të truallit, Xhimi Begeja.

Shkak e shtyrjes së seancës është bërë kërkesa e avokates Klodiana Gjyzari që mbron Andia Pustinën e cila i ka kërkuar prokurorëve të SPAK që të tërheqin akuzën ndaj të pandehurës.

Në plotësimin e Parashtrimeve avokatja relatoi: Më 28/02/2026, me ligjin e ri ka ndryshuar neni 287, i Kodit Penal. Paraqesim kërkesë që SPAK të përcaktoj saktësisht akuzën që nëse Andia Pustina përfshihen në pikën 3 të nenit 287, sepse sipas nesh nuk janë subjekte të këtij ligji. Dhe kërkojmë tërheqje të akuzës.

GJKKO pranoj kërkesën e Prokurorisë që të marrë në dispozicion parashtrimet e avokates së Andia Pustinës dhe të shprehet në një moment të dytë.

Edhe seanca e kaluar u shty pas përfundimit të parashtrimeve hyrëse nga të gjithë të pandehurit. SPAK kërkoi më shumë kohë për t’u shprehur mbi provat dhe dëshmitarët e kërkuar nga hetimi.

Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Berisha akuzohet nga SPAK se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, qeveria e tij ka ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 23-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Për të 23-tën ditë me radhë, duke filluar prej orës 19:00, qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar...
18:31 | 22/06/2026

Gjermania për protestat: Një e drejtë e qytetarëve, por janë çështje e brendshme e Shqipërisë (VIDEO)

Në një dalje publike, Martin Giese, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë është pyetur mbi protestat e vazhdueshme që po mbahen në Tiranë Konrketisht...
17:59 | 22/06/2026

Kuvendi kërkon më shumë kontroll mbi kreditimin e bankave, cilat çështje u shqyrtuan

Kuvendi i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj bizneseve të mëdha dhe pasurive të paluajtshme....
16:53 | 22/06/2026