RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin në Vlorë

7 Mars 2026 | 10:12

Efektivët e RENEA-s dhe BKH-së janë larguar nga zona e Ujit të Ftohtë pas operacionit që u zhvillua këtë të shtunë në Vlorë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, mjetet e policisë janë larguar nga zona e rrethuar me efektivë.

Gjithashtu në zonë shihen persona të shumtë dhe efektivë të maskuar. SPAK ka firmosur 7 urdhër arreste, mes të cilëve edhe për Flodian Plakun i cili akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtaj. RENEA mësohet se gjatë këtij operacioni është në kërkim të Ervis Matodoshajt.

Nga informacionet e deri tanishme nga zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc janë zbardhur episode kriminale, ndër to një si vrasje dhe trafik droge. Sipas burimeve paraprake janë ndaluar edhe persona jashtë Shqipërisë. Detaje të reja pritet të dalin në vijim ndërsa pritet edhe një reagim nga SPAK lidhur me urdhër arrestet e lëshuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Mbrojtjes: Të përdorësh emrin e UÇK-së për politikë, është turpi më i madh

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i është bashkuar reagimeve ndaj Dritan Goxhajt, i cili ka dalë në krye të artikulimit të kërkesave të protestës të...
15:20 | 23/06/2026

Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit” është shtyrë këtë të martë, pasi prokurorët e SPAK kërkuan kohë për...
14:23 | 23/06/2026

Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë

Policia e Tiranës këtë të martë në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Operacioni...
14:07 | 23/06/2026