Kosova drejt zgjedhjeve të reja, reagon Grenell: Lajm i shkëlqyer, Thaçi për kryeministër

7 Mars 2026 | 12:57

I dërguari i posaçëm i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës nga presidentja, Vjosa Osmani. Grenell e ka cilësuar këtë si një lajm të shkëlqyer duke theksuar se kjo është një përgatitje për rikthimin e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Ndër të tjera, Grenell shton se Thaçi duhet të kandidojë për kryeministër pasi Kosova pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme për shkak të ngërçit të radhës politik me të cilën po përballet vendi.

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për kthimin e Hashim Thaçit. Thaçi për Kryeministër”, shkruan Grenell.

Reagimi i tij erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi të premten se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit dhe thirrjen për zgjedhjet e reja të parakohshme në vend. Osmani gjatë fjalës së saj për mediat theksoi se ky vendim erdhi pasi deputetët nuk përmbushën detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026