Eksperti: Konflikti SHBA-Iran mund të zgjasë deri në shtator, rrezikohet ekonomia globale
I ftuar këtë të diel në emisionin Review me Greta Topjana, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Mentor Beqa, komentoi situatën aktuale që po ndodh në luftën mes Iranit, SHBA-së.
Sipas profesorit, me zhvillimet e fundit që po ndodhin në rajon, lufta ka gjasa, siç e theksoi edhe ai, të zgjasë deri në shtator. Sakaq, profesori bëri të ditur që kjo luftë, nëse nuk mbaron sa më parë, dhe nëse nuk ka një funksionim të kanalit të Hormuzit, bota do të shkojë në një krizë globale, në një fazë të depresionit të ekonomisë.
“Sulmet nuk kanë pasur fund, madje ka pasur një deklaratë nga presidenti i Iranit ditën e djeshme, që u lexua si një formë deskalimi, se ne nuk duam të godasim vende fqinje, dhe më pas doli presidenti Trump që e interpretoi këtë si një moment dobësie për Iranin, sikur Irani nuk kishte kapacitete, dhe sot kemi një situatë krejt tjetër, i cili ka goditur të gjitha vendet.
Gjendemi në kushtet ku përshkallëzimi i situatës ishte krejtësisht i pritshëm, përderisa Irani është në kushte mbijetese dhe nuk po shohim ndonjë shenjë për dorëzim, ishte krejtësisht e pritshme që Irani do të përdorte këtë lloj strategjie.
Nga ana tjetër, SHBA-ja ka hyrë në një fazë ku tërheqja është shumë e vështirë dhe kemi hyrë në kushte fataliteti, sepse Irani nuk ka ku të shkojë, se është në kushte mbijetese, dhe SHBA-ja nga ana tjetër nuk mund të dalë nga lufta pa ndonjë fitore, sepse është reputacioni i superfuqisë së botës në këtë lojë.
Dhe në këtë pikëpamje, palët janë të ndërthyera në një konflikt, i cili, sipas vlerësimeve, tani po flitet që do të shkojë shumë gjatë, madje flitet edhe deri në shtator. Këto janë sinjale si nga SHBA-ja ashtu edhe nga Irani.
Sinjalet nuk janë të mira, problematikat me çmimet e naftës vazhdojnë të thellohen. Kemi shkuar mbi 10 dollarë për fuçi dhe pritet të shkojnë deri në 100.
Gjithashtu, kemi rritje të gazit natyror. Situata është ende problematike, ende nuk është traumatike për ekonominë botërore, por nëqoftëse vazhdon në këtë ritëm dhe nëse kanali i Hormuzit nuk fillon të operojë, ne do të hyjmë në një fazë të depresionit të ekonomisë globale”, u shpreh profesori.
Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike
Izraeli vret dy persona në Libanin jugor, shënohen viktimat e para në tre ditë armëpushim
Kriza politike në Rumani, Parlamenti rrëzon qeverinë e propozuar nga Adrian Vestea
- 12:21 Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike
- 12:19 I dyshuar për tentativë vrasjeje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës
- 12:16 Izraeli vret dy persona në Libanin jugor, shënohen viktimat e para në tre ditë armëpushim
- 12:09 Kriza politike në Rumani, Parlamenti rrëzon qeverinë e propozuar nga Adrian Vestea
- 12:07 Rubio viziton aleatët e Gjirit, do të prezantojë marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit
- 12:01 Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës