I dyshuar për tentativë vrasjeje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës

23 Qershor 2026 | 12:19

Policia e Durrësit përmes një njoftimi ka bërë me dije se është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për një 41-vjeçar të dyshuar për tentativë për vrasje.  

Ai ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 1 qershor 2023 ka qëlluar me armë zjarri ndaj një personi në Shijak për motive të dobëta.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“DVP Durrës/ Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të dyshuar për tentativë për vrasje.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 08.06.2023, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin:

-E. H., 41 vjeç, banues në Shijak.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në Shijak, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës

Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, pas dorëheqjes së drejtuesit të mëparshëm Ermal Onuzi. Sipas njoftimeve zyrtare, Zereci...
12:01 | 23/06/2026

Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, paraqet 5 kërkesat kryesore

Unioni i Sindikatave zhvilloi këtë të martë një protestë para Ministrisë së Financave, në vijim të aksioneve protestuese që prej 24 ditësh po mbahen para...
11:58 | 23/06/2026

Mungoi Veliaj dhe avokati Ndrenca, shtyhet seanca në GJKKO. Caktohet data 7 korrik

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, u zhvillua këtë të martë seanca e radhës në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës,...
11:50 | 23/06/2026