Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: Do të vendosë me Izraelin se kur do t’i japim fund luftës me Iranin

9 Mars 2026 | 08:26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të vendosë, së bashku me Izraelin, se kur do t’i japë fund luftës me Iranin.

Në një intervistë të shkurtër telefonike me The Times of Israel, Trump tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të jetë pjesë e vendimit, por se Uashingtoni do të ketë fjalën e fundit.

“Mendoj se është e ndërsjellë, pak a shumë. Kemi folur. Do të marr një vendim në kohën e duhur, por gjithçka do të merret në konsideratë”, është shprehur ai.

I pyetur nëse Izraeli mund ta vazhdojë luftën pasi SHBA-të të vendosin të ndalojnë sulmet e tyre, Trump shtoi: “Nuk mendoj se do të jetë e nevojshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Qeveria izraelite ka shprehur shqetësim se Shtetet e Bashkuara po legjitimojnë ndikimin e Iranit në Liban dhe po kufizojnë lirinë e veprimit të Izraelit përmes...
12:21 | 23/06/2026

Izraeli vret dy persona në Libanin jugor, shënohen viktimat e para në tre ditë armëpushim

Të shtënat me armë zjarri izraelite vranë dy persona në Libanin jugor të martën, tha Mbrojtja Civile e Libanit dhe media shtetërore, duke shënuar viktimat...
12:16 | 23/06/2026

Kriza politike në Rumani, Parlamenti rrëzon qeverinë e propozuar nga Adrian Vestea

Adrian Vestea është politikani i dytë që merr mandatin për të formuar një qeveri nga Presidenti Nikosor Dan, pas rrëzimit të kryeministrit Ilie Bolozan në...
12:09 | 23/06/2026