Rashiç korrigjon deklaratën për tokën e Manastirit të Deçanit
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, e tërhoqi deklaratën e tij se kryeministri Albin Kurti, për shkak të tij, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës në mars të vitit 2024 të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nga viti 2016 për kthimin e tokës te Manastiri i Deçanit.
Në një intervistë për radion lokale, Radio Gorazhdevci, Rashiç tha se Kurti i ka thënë atëkohë: “Këtë e kemi bërë për ty”.
“Deklarata ime nuk ishte plotësisht e saktë, sepse e ngatërrova atë fjali me një bisedë që ndodhi më parë, kur miratova vizitën e Patriarkut serb. Gabimi im ishte i paqëllimshëm dhe ndërrimi i ngjarjeve ndodhi sepse kanë kaluar disa vite që nga ajo kohë”, tha Rashiç në reagimin dërguar mediave, shkruan REL.
Deklarata e Rashiçit se 24 hektarë tokë iu kthyen Manastirit të Deçanit për shkak të tij, nxiti reagime të shumta, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, e mohoi menjëherë atë.
Ai deklaroi se çështja e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, u sqarua qartë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe në konferencën për shtyp më pas, dhe se ishte kusht i Këshillit të Evropës kur Kosova aplikoi për anëtarësim në këtë organizatë.
“Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiç, është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, siç mund ta shihni në fotografinë më poshtë”, shkroi Manxhuka në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, vlerësoi se deklarata e Rashiçit tregon se Qeveria e Kurtit ndjek politika me “logjikë feudale”, sepse territori i shtetit trajtohet si pronë që jepet “për hatër” të dikujt.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, Driton Selmanaj, e përshkroi deklaratën e Rashiçit si “shqetësuese”, sepse tregon, sipas tij, se Qeveria aktuale e trajton pronën shtetërore si pronë personale.
“Çështje kaq të ndjeshme, që lidhen me territorin dhe pronën në Republikën e Kosovës, nuk mund të trajtohen si favore personale mes politikanësh”, shkroi Selmanaj.
Për vite me radhë, autoritetet lokale në Deçan refuzuan t’i lejonin Manastirit të regjistronte 24 hektarë tokë dhe pyje në kadastër, duke konsideruar se prona u përkiste ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”.
Atëkohë, vlerësohej se Gjykata Kushtetuese kishte “legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të vitit 1997, kur ai vendosi t’ia dhuronte pronën Manastirit të Deçanit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit që tokat t’i ktheheshin Manastirit të Deçanit, tha se qëndrimi i tij ndaj “këtij vendimi më të dëmshëm ndonjëherë” nuk do të ndryshojë.
Megjithatë, ai shtoi se nuk ka asnjë dyshim që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës “nuk do të ishte vetëm një fitore historike, por edhe një hap gjigant” drejt njohjes së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë marrë ende një vendim të tillë.
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, shoqërohen disa persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje