Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për ekipe të përbashkëta hetimore
Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë e kanë zgjeruar bashkëpunimin duke e nënshkruar të hënën një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi të përbashkët pune në Prishtinë mes Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, apo SPAK.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, dhe shefi i SPAK-ut, Klodjan Braho, shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët për ta çuar përpara bashkërendimin ndërinstitucional, thuhet në njoftim.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, dhe shefi i SPAK-ut, Klodjan Braho, shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët për ta çuar përpara bashkërendimin ndërinstitucional, thuhet në njoftim.
Delegacioni shqiptar u prit sot në takim edhe nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Çalaj.
“Gjatë këtij takimi u riafirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet, si dhe u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet”, tha Prokuroria kosovare.
Sipas njoftimit, palët u pajtuan se forcimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimi ndërmjet dy prokurorive në fushën e drejtësisë penale është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe trajtimin e çështjeve me interes të ndërsjellë.
Autoritetet kosovare dhe ato shqiptare kanë kryer operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar në të kaluarën.
Ato kishin shkatërruar një grup të trafikut të armëve që vepronte në të dy vendet gjatë një operacion në vitin 2024, i cili ishte mbështetur edhe nga Eurojust dhe Europol.
Të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve dhe materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti drejt Bashkimit Evropian.
Gjatë atij operacionit të përbashkët më 2024 ishin arrestuar 14 të dyshuar në Shqipëri dhe Kosovë.
Puna e SPAK-ut në vitet e fundit është mbështetur dhe përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin