Anëtari i Këshillit të Mandatit, Bledi Çuçi shpjegon në “Now” vendimin e PS për imunitetin e Ballukut

9 Mars 2026 | 21:47

Deputeti i PS-së dhe anëtari i Këshillit të Mandatit, Bledi Çuçi i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka shpjeguar vendimin e Partisë Socialiste për imunitetin e Belinda Ballukut. Çuçi theksoi se Prokuroria u dërgoi një përmbledhje që SPAK kishte bërë për të lëshuar autorizimin për ndryshimin e masës.

Ai theksoi se ishte panevojshme që të hynin në një hetim të thellë të çështjes. Çuçi shtoi se tre ishin arsyet ishin parashtruar nga SPAK dhe theksoi se asnjëra nga ato nuk ekziston për të marrë masë sigurie pasi sipas tij 90% e argumentave të SPAK ishin të ezauruara me vendim gjykate.

“Tre janë arsyet që i kishte parashtruar edhe SPAK në dokumentin që na kishte sjellë apo në kërkesën që na kishte sjellë. E para rreziku i prishjes së provave dhe e dyta rreziku për largimin nga vendi dhe e treta rreziku i përsëritjes të së njëjtës vepër.

Për të treja këto arsye dhe po t’i shohim me kujdes dhe ne kemi analizuar me shumë kujdes, në 90% të argumentave që kishte sjellë SPAK-u ishin të ezauruara me vendim gjykate. Çfarë duhet të them?

Duhet të them që edhe rreziku i prishjes së provave duke qenë në pozicionin e ministres të infrastrukturës dhe energjetikës edhe rreziku i largimit nga Shqipëria, edhe rreziku për të përsëritur krimin, të treja këto i kishte argumentuar gjykata kur ka dhënë masën e sigurisë për bllokimin e pasaportës dhe për pezullimin nga funksioni. Pra është shumë e qartë edhe me vendim gjykate që nuk ekzistojnë asnjë nga këto kushte për të marrë masë sigurie”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026