Aksidentohet autobusi me nxënës me një makinë, 13 persona të plagosur në Qipro

10 Mars 2026 | 19:11

Një aksident është regjistruar këtë të martë në Qiro në rrugën Agios Epiphanios për në Palaichori. Në aksident është përfshirë një autobus me nxënës dhe një makinë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 13 persona mes tyre 10 nxënës.

3 personat e tjerë të plagosur janë të rritur. Sipas informacioneve, tre të rriturit janë shoferi i autobusit shkollor dhe dy pasagjerët në automjetit tjetër. Të gjithë u dërguan në spital me ambulancë.

Dy korsitë e rrugës Agios Epiphanios për në Palaichori, të cilat ishin mbyllur pas përplasjes, janë rihapur për trafikun dhe qarkullimi vijon pa probleme. Policia Rrugore po kryen tashmë një hetim për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi përplasja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026