I dënuar me burg për vjedhje, arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
Policia e Korçës këtë të mërkurë ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.
Sipas raportimeve nga policia, është arrestuar Skerdi Lamçe, i cili është dënuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me 1 vit e 4 muaj burgim për dy veprat penale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që janë shpallur në kërkim për krime të ndryshme, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin S. L., 38 vjeç.
Ai ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Blegtoria në zhdukje, 67-vjeçari mban gjallë fermën e fundit në Karkavec të Përrenjasit
Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skëndërbej”. Nis marshimi drejt Kryeministrisë
Infrastruktura e qytetit dhe parkimet e gabuara, sfidë për shuarjen e zjarreve në Gjirokastër
- 19:49 Trump për zhbllokimin e aseteve të Iranit: Nuk janë paratë tona
- 19:43 Real Madridi i kërkon UEFA-s rihapjen e hetimeve për rastin “Negreira”
- 19:41 Incident i diskutueshëm në Argjentinë–Algjeri: Debat për faullin ndaj Lionel Messi mbi Aissa Mandi dhe mosndërhyrjen e VAR-it
- 19:40 Atletja amerikane Jenny Simpson rrëzohet gjatë garës në Raleigh, i nevojitet defibrilator për t’u stabilizuar
- 19:36 Lionel Messi trondit Kupën e Botës 2026 me një tregolësh në debutim: emocion, lot dhe ovacione në stadium
- 19:35 Piqué: Spanja mbetet favorite për Botërorin, Messi ende më i miri sipas tij