Të shtënat me armë në Shkodër, zbardhet dëshmia e 43-vjeçarit: E mora rastësisht në rrugë, nuk e njihja
43-vjeçari Ervis Baba, i arrestuar pas operacionit policor të zhvilluar pak ditë më parë në Shkodër, ka mohuar çdo lidhje me personin që dyshohet se qëlloi me armë zjarri gjatë ndjekjes nga policia.
Në dëshminë e tij para hetuesve, Baba ka deklaruar se personin e kishte marrë rastësisht në makinë, duke pretenduar se nuk e njihte dhe nuk kishte asnjë lidhje me të.
“Nuk e njihja kush ishte. Një person më nxori dorën në rrugë teksa po ecja me makinë. U ndala dhe e mora, por nuk kam asnjë lidhje me të dhe nuk e di nëse ishte Bajram Bregu apo dikush tjetër”, mësohet të ketë thënë ai gjatë marrjes në pyetje.
Sipas Policisë, Baba ishte drejtuesi i automjetit ku ndodhej edhe Bajram Bregu, i cili dyshohet se gjatë ndjekjes nga forcat “Shqiponja” ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë për të kanosur efektivët e policisë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një rrugicë të lagjes Kiras në Shkodër, ku i dyshuari ka zbritur nga automjeti dhe është larguar me vrap pasi ka qëlluar me armë zjarri. Pavarësisht rrethimit të zonës dhe kontrolleve të menjëhershme nga policia, ai arriti të arratisej.
Në automjet ndodhej edhe një 17-vjeçar, i cili sipas burimeve nuk ka dhënë asnjë detaj gjatë marrjes në pyetje, duke zgjedhur të mbajë heshtje.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi një gëzhojë plumbi dhe një pistoletë me karikator të gjetur pranë vendit të ngjarjes. Megjithatë, sipas burimeve hetimore, gëzhoja e gjetur nuk përputhet me armën e sekuestruar, duke ngritur dyshime se i dyshuari mund të ketë përdorur një armë tjetër gjatë incidentit.
Dyshohet se Bajram Bregu ka përfituar nga rrugicat dhe oborret e brendshme të banesave në lagjen Kiras për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.
Ndërkohë, Bajram Bregu vijon të jetë në kërkim nga policia, i cili ka rezultuar edhe më herët i shpallur në kërkim për vepra të tjera penale.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës