Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Do japin 400 mln fuçi naftë nga rezervat emergjente
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka njoftuar se do të vërë në dispozicion të tregut një rekord prej 400 milionë fuçi naftë të papërpunuar nga rezervat e saj emergjente, për të përballuar ndërprerjet në furnizim të shkaktuara nga lufta.
Sipas njoftimit, 32 shtetet anëtare të IEA kanë rënë dakord për lirimin e kësaj sasie nafte nga rezervat strategjike, me qëllim adresimin e çrregullimeve në tregjet e naftës për shkak të konfliktit në vazhdim.
Vendimi u bë i ditur nga drejtori ekzekutiv i agjencisë, Fatih Birol, i cili tha se rezervat emergjente do të hidhen në treg brenda një afati kohor të përshtatshëm për rrethanat kombëtare të secilit vend anëtar.
Lirimi i koordinuar i rezervave është i gjashti në historinë e IEA, e krijuar në vitin 1974. Veprime të ngjashme janë ndërmarrë në vitin 1991 gjatë Luftës së Parë të Gjirit, në vitin 2005 pas uraganit Katrina në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2011 gjatë luftës në Libi, si dhe dy herë në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
IEA thekson se lufta në vazhdim, e cila nisi më 28 shkurt, ka penguar rrjedhën e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Aktualisht, vëllimet e eksportit të naftës së papërpunuar dhe produkteve të rafinuara janë më pak se 10% e niveleve para konfliktit, duke detyruar operatorët në rajon të ndalojnë ose të reduktojnë ndjeshëm një pjesë të madhe të prodhimit.
Sipas agjencisë, rajoni më i prekur deri tani është Azia.
Shtetet anëtare të IEA mbajnë rezerva emergjente prej më shumë se 1.2 miliardë fuçi, ndërsa edhe rreth 600 milionë fuçi të tjera ruhen nga industria sipas detyrimeve të vendosura nga qeveritë.
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë