Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë (EMRI)

13 Mars 2026 | 09:20

Policia e Tiranës, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Selitë e Vogël”, ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet. Në kuadër të operacionit të koduar, është vënë në pranga shtetasi Luan Shabani, banues në Tiranë.

Sipas raportimeve të policisë, 41-vjeçari kishte fshehur armën në një hapësirë të improvizuar pranë dorezës së derës së drejtuesit të automjetit.

“Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të kryera 24/7 dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, u finalizua operacioni i koduar “Doreza”.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ky shtetas, të ndaluar gjatë natës, në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar nga i arrestuarit, në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026