Sport, muzikë dhe gastronomi, si dhe ku do të festohet Dita e Verës në Tiranë

13 Mars 2026 | 17:04

Tirana do të festojë Ditën e Verës me një program të pasur aktivitetesh që përfshin kulturë, sport, muzikë dhe gastronomi në disa prej zonave kryesore të qytetit. Festimet nisin mbrëmjen e 13 marsit dhe vijojnë gjatë gjithë 14 marsit, duke ofruar evente për të gjitha grupmoshat.

Një nga atraksionet kryesore do të jetë ekspozimi i makinave retro të dekoruara me lule natyrale në Sheshin Skënderbej, të cilat do të shërbejnë si instalacione dekorative dhe pika fotografike për vizitorët.

Në Parkun Europa do të zhvillohet një koncert festiv me pjesëmarrjen e artistëve dhe grupeve muzikore si Neë Artist, Peter Pan Quartet, Niki Zaimi Band, Killua dhe Bleta Pertace, duke krijuar një atmosferë energjike për të rinjtë dhe qytetarët.

Segmenti midis Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë do të përqendrohet tek promovimi i projekteve artistike dhe talentit të ri në fushën e industrive kreative.

Në Pedonalen “Murat Toptani” do të zhvillohet aktiviteti “Putra në Festë”, i cili synon ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj kafshëve shtëpiake.

Bulevardi përballë instalacionit “Reja” do të mirëpresë Artisan Fest, një panair me rreth 20 stenda artizanale ku do të ekspozohen dhe shiten produkte tradicionale të punuara nga artizanët e qytetit. Ndërsa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet Food Festival, me kuzhina të hapura që ofrojnë ushqime tradicionale shqiptare.

Zona nga Piramida drejt Kryeministrisë do të shndërrohet në Sport Zone, ku qytetarët do të mund të marrin pjesë në volejboll, tenis, futboll, ping-pong, basketboll, si dhe demonstrime nga sporte si taekëndo, judo dhe mundje.

Në Parkun Rinia do të zhvillohet aktiviteti komunitar Garage Sale, ku fëmijët mund të shkëmbejnë ose të “tregtojnë” lodrat dhe librat e tyre, të shoqëruar nga animatorë dhe aktivitete argëtuese gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të organizohet panairi i luleve, me instalacione artistike dhe pjesëmarrjen e bizneseve lokale. Përballë Pallatit të Kongreseve do të krijohet një zonë për biçikleta, ndërsa në Sheshin Nënë Tereza do të zhvillohen aktivitete edukative për sigurinë rrugore, me punëtori për familjet dhe fëmijët, demonstrime të ndihmës së parë dhe prezantime nga shërbimi zjarrfikës.

Festimet do të kulmojnë me një Street Party në zonën e Ish-Bllokut, që nis në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në mesnatë, me performanca nga artistë dhe DJ të ndryshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026