Konflikti vazhdon, Irani paralajmëron ‘mësim të paharrueshëm’ për SHBA-në dhe Izraelin
Lufta në Iran nuk po jep shenja se po shkon drejt fundit, pavarësisht deklaratave të presidentit Donald Trump se operacionet mund të zgjasin vetëm disa javë. Që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë goditur mbi 15 mijë objektiva iraniane, sipas sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
“Së bashku, forcat tona ajrore dhe ato izraelite kanë kryer mbi 1,000 bombardime në ditë,” deklaroi Hegseth.
Po të premten, Irani paralajmëroi se do t’i japë një “mësim të paharrueshëm” Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke theksuar vendosmërinë për të mos pranuar bisedime ose armëpushim pa rezultate konkrete.
Presidenti Trump nga ana e tij tha në “Truth Social” se ushtria iraniane ishte praktikisht asgjësuar. “Marina e Iranit ka marrë fund, forcat ajrore po ashtu. Raketa, dronë dhe gjithçka tjetër po asgjësohet, dhe liderët e tyre janë zhdukur nga faqja e dheut”, tha ai.
Në reagimin e Iranit, Turqia lokalizoi dhe shkatërroi një raketë balistike, të tretën brenda një jave. Ndërsa në Irak, katër trupa amerikane humbën jetën pas rrëzimit të një avioni ushtarak që po transportonte gjashtë persona. Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Po ashtu, jetën e humbi edhe një ushtar francez, i identifikuar si Arnaud Frion, 42 vjeç, pasi u sulmua me një dron iranian i tipit “Shahed” në rajonin autonom të Kurdistanit në Irak, ku ndodhet një bazë stërvitore për operacione anti-terrori. Presidenti Emmanuel Macron konfirmoi humbjen e tij.
Sekretari Hegseth gjithashtu deklaroi se lideri i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, i cili u emërua pas vdekjes së babait të tij gjatë sulmeve të 28 shkurtit, vazhdon të jetë i plagosur dhe i shpërfytyruar. Ai nuk është parë ende në publik, duke ushqyer spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore dhe pozicionin politik.
Konflikti duket se mund të zgjasë përtej parashikimeve fillestare, ndërsa tensionet rajonale dhe humbjet e trupave ndërkombëtare thellojnë pasigurinë në Lindjen e Mesme.
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë