“Gjurmë dhimbjeje” nga shpërthimi i Vezuvit, banorët e Pompeit shfaqen në pozicionet ku humbën jetën

13 Mars 2026 | 18:18

Një ekspozitë e veçantë në Pompei shfaq më shumë se 20 kallëpe gipsi të viktimave që humbën jetën në shpërthimin katastrofik i malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit. Banorët janë riprodhuar në pozicionet në të cilat ishin kur vdiqën, duke ofruar një dëshmi dramatike të ngjarjes.

Modelet, të quajtura nga studiuesit “gjurmë dhimbjeje”, janë krijuar duke derdhur llaç të lëngshëm në boshllëqet e lënë nga trupat e dekompozuar në hirin e ngurtësuar. Kjo teknikë, e shpikur nga Giuseppe Fiorelli në vitin 1863, ruan besnikërisht pozicionin, shprehjen e dhimbjes dhe detajet e veshjes së viktimave, duke i bërë ato dëshmi unike historike. Teknikën e përdorin ende studiuesit që kryejnë kërkime në parkun arkeologjik të Pompeit.

Shpërthimi i Vezuvit shkaktoi vdekjen e rreth 2,000 banorëve brenda qytetit, ndërsa numri i viktimave në gjithë rajonin arriti deri në 16,000. Qyteti u mbulua nga hiri dhe rrjedhat piroklastike të cilat më vonë u ngurtësuan, duke ruajtur tragjedinë në detaje të jashtëzakonshme. Gjatë gërmimeve u gjetën eshtrat e mbi një mijë viktimave të bllokuara në shtëpitë dhe strehimet e tyre, të varrosura nga gurë dhe shkëmbinj vullkanikë.

Ekspozita është vendosur në portikët e Palestra Grande, përballë Amfiteatrit. Përveç zonës kushtuar mbetjeve njerëzore, ajo përfshin edhe ekspozita të gjetjeve të tjera arkeologjike, përfshirë bimë dhe ushqime që kanë qëndruar të varrosura nën metra hiri dhe lavë për shekuj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore

Irani ka mohuar deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance se do të lejojë inspektorët ndërkombëtarë në impiantet e tij bërthamore, pas raundit të parë të...
20:04 | 23/06/2026

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit

Sekretari i Shtetit i Marco Rubio deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen drejtpërdrejt me qeverinë e Libani, duke theksuar se procesi i negociatave...
19:25 | 23/06/2026

Organizata Detare: Nis evakuimi i mbi 11 mijë detarëve të bllokuar në Gjirin Persik

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka njoftuar nisjen e një operacioni për evakuimin e më shumë se 11,000 detarëve që kanë mbetur të bllokuar në rajonin...
19:16 | 23/06/2026