Rikthehen karnavalet, kostumet shumëngjyrëshe dhe performancat artistike gjallërojnë Gjirokastrën
Në Gjirokastër është rikthyer tradita e organizimit të karnavaleve, ndërsa një program i larmishëm aktivitetesh ka gjallëruar qytetin e gurtë për dy ditë me radhë. “Festa e Karnavaleve” përfshiu paradën e fëmijëve të veshur me kostume shumëngjyrëshe në rrugët e qytetit, koncerte dhe performanca të artistëve të njohur.
Janë të shumtë banorët e të gjitha moshave, si dhe turistët, që morën pjesë në këtë ngjarje tradicionale, duke sjellë një atmosferë festive në qytet.
“Sot jam veshur me këtë veshje tradicionale për karnavalet, ndërsa prezantojmë edhe shkollën ‘Koto Hoxhi’ për një performancë artistike”, thotë një nga pjesëmarrësit.
“Unë sot jam veshur si zanë, sepse është personazhi im i preferuar. Mendova që, duke qenë se janë karnavalet, dëshiroja të festoja së bashku me klasën time”, thotë një vajzë.
“Kjo festë i jep shumë gjallëri qytetit të Gjirokastrës, sepse të gjitha shkollat mblidhen me kostume të ndryshme për të festuar”, thotë një vajzë tjetër.
“Aktivitetet e muajit mars kanë qenë të shumta, duke filluar që prej datës 6 mars, përfshirë festën e mësuesve dhe të gruas. Sot sheshi është më i bukur se kurdoherë, ndërsa festojmë karnavalet në Gjirokastër”, thotë Kristina Gushi, nënkryetare e Bashkisë Gjirokastër.
Në nisje të stinës së pranverës, Gjirokastra po zhvillon një sërë aktivitetesh kulturore që promovojnë vlerat turistike dhe historike të qytetit.

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve