Qytetari protestë të pazakontë, tortë dhe tullumbace për punimet e papërfunduara në rrugën Gjakovë-Dollc

15 Mars 2026 | 20:48

Një protestë e pazakontë tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të dielën në rrugën Gjakovë-Dollc. Protestuesi, Ideal Zhaveli vendosi një tortë pranë punimeve të rrugës, me mbishkrimin “Urime 7 vjet”, duke ironizuar zvarritjen e gjatë të projektit që ende nuk ka përfunduar.

Krahas tortës, vendosi edhe një tullumbace me numrin 7 në një tabelë në rrugë. Projekti ishte paralajmëruar se do të përfundonte në vitin 2024, por edhe në mars të vitit 2026 punimet vazhdojnë.

 Zhaveli tha se fillimisht ishte premtuar përfundimi i projektit në vitin 2024, më pas ishte përmendur edhe viti 2025, ndërsa tashmë në vitin 2026 punimet ende nuk kanë përfunduar.

“Sot bëhen 7 vjet prej kur ka filluar ndërtimi i rrugës Gjakovë-Dollc, apo pjesa që përdoret për rrugën Gjakovë-Prishtinë. Nëse e shohim gjendjen e sotme, ajo është në një gjendje të tmerrshme dhe nuk mund t’i bësh as 5 kilometra pa hasur dëmtime rrugore, madje dëmtime shumë serioze.

Rruga nuk ka arritur të përfundojë, pavarësisht se në momentin kur është prerë shiriti është thënë se do të përfundonte për 5 vjet, ndërsa tani janë bërë 7 vjet dhe ende nuk ka përfunduar, madje as nuk i shihet fundi momentalisht”, u shpreh Zhaveli.

Ai shtoi se protesta e sotme është pjesë e një serie reagimesh simbolike që ka organizuar në vitet e fundit, duke theksuar se këtë vit është hera e tretë që ndërmerr një iniciativë të tillë, kryesisht në mënyrë individuale.

“Janë aksione simbolike personale që i kam parë të nevojshme dhe të arsyeshme për të reaguar në këto forma ironike, për shkak se është shumë ironike që një rrugë me më pak se 30 kilometra të zgjasë 7 vite dhe ende të mos përfundojë”, tha Zhaveli. Ai paralajmëroi se reagimet mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë edhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026