Aksidentoi 32-vjeçarin me biçikletë, arrestohet në Elbasan shoferi i automjetit

16 Mars 2026 | 12:18

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan. Arrestimi i tij ka ardhur pasi mbrëmjen e së dielës ka askidentuar me mjetin e tij një 32-vjeçar.

I plagosuri mësohet se po lëvizte me biçikletë në bulevardin “Aqif Pasha” në momentin kur ka ndodhur aksidenti. I plagosuri ndodhet ende në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

“DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar shtetasin D. K., 32 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi D. K. ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026