Berisha: Gonzato, ambasadori i Ramës! Mashtroi sikur La Civita erdhi për të bërë MAGA-n në Shqipëri

16 Mars 2026 | 13:09

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij këtë të hënë në mledhjen e Kryesisë së PD ka deklaruar se ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato po mashtron me qëndrimet e tij në Bruksel lidhur me opozitën shqiptare. Ai e ka cilësuar atë si ambassador të kryeministrit Edi Rama.

“Çfarëdo që të bëjmë ne, ambasadori i BE në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës në Bruksel. Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve.”, tha ai.

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se një tjetër qëndrim i ambasadorit Gonzato të cilin e cilësoi si gënjeshtra e tij e dytë është axhenda PD-së si një forcë MAGA. Ai theksoi se sipas Gonzatos, presidenti amerikan Donald Trump solli LaCivita me një cek 9 miliardë dollarë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE.

“Gënjeshtra e dytë e madhe e tij në komunitetin ndërkombëtar për PD-në është se axhenda jonë është MAGA. Axhenda jonë, në qoftë se kishim vendosur të ishte MAGA, ne nuk fshihnim asgjë, axhenda jonë është integrimi i Shqipërisë në BE.

Kjo histori e turpshme mashtrimi filloi me një trillim të padëgjuar ndonjëherë se Donald Trump kur erdhi LaCivita ka ardhur me një cek 9 miliardë dollarë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE dhe ljo është qarkulluar në nivelet më të larta.

Turp më i madh… Por ne pavarësisht nga kjo, kemi treguar durim, kemi bërë sqarime, kemi qenë të ndershëm në qëndrimet tona, kemi deklaruar se Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht përveç pozicionit gjeostrategjik të saj dhe u faktua kjo. Nuk plotëson sepse ne e dinim se ç’po bën Edi Rama. Edi Rama po ndërton narkoshtetin këtu”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026